Talenti 17-vjeçar i skuadrës belge të Rojal Antverp, Joel Lobanzo, ka humbur jetën ditën e djeshme gjatë seancës stërvitore të skuadrës si pasojë e një ataku kardiak. 17-vjeçari ka pësuar kolaps, teksa ka qenë duke u stërvitur me ekipin U-19 dhe është dërguar menjëherë në urgjencë, raporton PanoramaSport.
Gjatë një deklarate, klubi i Rojal Antverp ka thënë: “Ky është një lajm i tmerrshëm. Sapo kemi humbur një prej talenteve më të mira në skuadrën U-19. Lobanzo ka pësuar një atak kardiak dhe nuk ka mundur ta fitojë betejën.”
Shfaq Komentet (0)