BLUETOOTH

Iliri apo Donaldi? Monika Lubonja zgjedh fituesin e saj të Big Brother Vip

11:19 - 12.02.22 G.SH.
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Mbrëmjen e djeshme LIVE të Big Brother Vip mësuam edhe me dy finalistët e tjerë që ishin Donald Veshaj dhe Einxhel Shkira. Dy banoret e tjera,  Arjola Demiri dhe Monika Lubonja u eleminuan nga shtëpia e Big Brother Vip.




Sakaq, siç është traditë në këtë format në momentin që një banor largohet nga shtëpia, ftohet në studio dhe rrëfen eksperiencën e tij. Lubonja është shprehur se ka pëjetuar rrugëtimin më të bukur të jetës së saj.

“Kam pasur emocione pavarësisht se i përkas skenës së teatrit dhe duatrokitjet janë pafund nga publiku i mrekullueshëm. Për mua rëndësi ka ky udhëtim i bukur. Erdhën në jetën time 30 banorë që do të jenë miqtë e mi të përhershëm.“, u shpreh ajo.

Ndërsa teksa u pyet nga moderatorja e emisioni, Arbana Osmanit nëse gara do të ishte midis Donaldit dhe Ilirit, kush do ta fitonte.

“Shumë herë Ilirin e kam shpëtuar, e kam nxjerrë në zinxhir kështu që këtë herë zgjedh Donaldin, ‘’ tha ajo.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.