Kryesore

Kreshnik Ajazi, zgjidhet drejtuesi i ri i Prokurorisë Elbasan/ Kryetari i KLP-së:Prokurorët të mësohen me pavarësinë në ushtrimin e detyrës

17:34 - 09.06.21 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kryetari i KLP-së, Gent Ibrahimi, prezantoi sot drejtuesin e Prokurorisë Elbasan, Kreshnik Ajazi, në një takim ku ishin të pranishëm zv/drejtuesi i prokurorisë, kryetarja e Gjykatës Elbasan, drejtuesi i Policisë së qarkut Elbasan, prokurorët dhe administrata e zyrës së Prokurorisë Elbasan.




Në fjalën e tij, Ibrahimi pasi i uroi suksese Ajazit në detyrë theksoi se sistemi i prokurorisë ka nevojë për lidership, i cili qëndron te forca morale dhe profesionale e drejtuesit.

“Drejtuesi i prokurorisë ka një rol të rëndësishëm në mbarëvajtjen dhe eficiencën e punës në prokurori. Deri tani kemi arritur të emërojmë 5 drejtues prokurorish dhe mendoj se kemi bërë zgjedhje të mira. Elbasani është një prokurori e cila kërkohet nga prokurorët, KLP nuk ka vështirësi të plotësojë vakancat nëse ato dalin. Mënyra si ne garantojmë karrierën e prokurorëve është thelbësore për eficiencën e sistemit. Prokurorët duhet të mësohen me pavarësinë e tyre në ushtrimin e detyrës. KLP po punon për t’ju garantuar juve autoritetin dhe sigurinë për të kryer detyrën”, tha ai.

Nga ana e tij, Kreshnik Ajazi u shpreh krenar që është zgjedhur nga një institucion që mishëron nevojën e reformës në drejtësi.

“Gjatë 2020, kemi trajtuar një numër të madh çështjesh dhe kemi rezultate të prekshme në goditjen e strukturave kriminale në bashkëpunim me strukturat policisë. Rezultatet janë të prokurorëve, jo të miat. Elbasani ka problematikat e veta, jemi angazhuar me gjithë kapacitetet në hetimin sa me më përgjegjshmëri të çështjeve sensitive për opinionin publik. Jemi të angazhuar të kemi rezultate konkrete në hetimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar. Keni nevojë për investime në siguri fizike në institucion, përcaktimin e statusit të nëpunësve civile në prokurori dhe i kemi kërkuar Prokurorit të Përgjithshëm zgjedhjen e këtyre problemeve. Në prokurorinë e Elbasanit nuk ka asnjë zëvendësim prokurori gjatë 2020 pa shkak ligjor”, tha ai.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.