Show-Bizz

Mike apo jo? çfarë po ndodh mes Zaimina Vasjarit dhe Rezarta Shkurtës

18:24 - 19.12.17 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ditën e djeshme bukuroshja Zaimina Vasjari ka bërë një festë super të ëmbël për pritjen e vogëlushes së saj “Khloe”. Ajo që ra në sy ishte një dekor tepër i veçantë me nuanca rozë e të bardhë tejet të ëmbla e femërore. Mesa duket edhe të ftuarat e Zait ishin me një dress-code të veçantë i cili i përshtatej këtyre dy ngjyrave. Por ajo që ra më tepër në sy ishte mungesa e njërës prej tyre, Rezarta Shkurtës. Nësë duhet të bëjmë një përmbledhje të gjithë postimeve dhe dedikimeve të bëra njëra-tjetrës, vëmë re se ato janë të pandashme, por mesa duket, shoqja e saj e ngushtë që prej moshës 10-vjeçare nuk ishte e pranishme. Kushedi se për çfarë arsyeje?! Mesa duket se gjithçka ka mbaruar. Mirë që Rezarta nuk ishte në festën e mirëseardhjes së bebit, por nuk e ndjekin më njëra-tjetrën në Instagram dhe u bë ca kohë që nuk i shohim më bashkë. Nuk e dimë cila mund të jetë arsyeja që ka sjellë krisjen e shoqërisë mes tyre, megjithatë Rezarta, e pyetur në shtator të këtij viti nëse është zënë me Zajminën ka thënë se gjithçka është në rregull dhe e sheh mjaftueshëm në jetën reale për ta mbajtur dhe në Instagram. Diçka nuk shkon, s’kishte se sit ë mungonte në një event të tillë shoqja e ngushtë prej 10 vitesh.





Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.