Show-Bizz

Tani ata janë tre, Xhensila Myrtezaj konfirmon shtatzëninë

14:45 - 18.03.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Lajmi se Xhensila Myrtezaj është shtatzënë prej kohësh ka pushtuar mediat, por çifti i ka mohuar gjithmonë zërat.




Deri ditën e sotme. Më në fund Xhensila dhe Bes Kallaku kanë treguar se janë në pritje të fëmijës së tyre të parë.

Ka qenë vetë Xhensila që ka postuar një foto në profilin e saj në Instagram ku duket me barkun e rrumbullakosur teksa Besi e ledhaton.

Foton e ka postuar edhe Besi tek profili i tij, teksa shkruan: “Kur jeten ta bekojn te mirat qe vijne, edhe mbi te gjitha ata qe ti sjellin. Ardhsh me bekimin e Zotit”.

Tani po, mund ta urojmë çiftin dhe në veçanti Xhensilën për një shtatzëni të mbarë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.