AKTUALITET

Vlonjati dhunon nipin e tij, policia e arreston!

10:30 - 14.04.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Vlorë referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për shtetasit:




– E. T., 37 vjeç, banues në lagjen “Lirim”, Vlorë, për veprën penale “Dhuna në familje”, pasi gjatë një konflikti, ka dhunuar fizikisht nipin e tij, shtetasin E. D.;

– T. K., 32 vjeç, banues në lagjen “24 Maji”, Vlorë, për veprën penale “Përndjekja”, pasi ka përndjekur një shtetase.

Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Sarandë referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë, për shtetasin L. B., 42 vjeç, banues në Fier, për veprën penale “Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror”, pasi ka kaluar kufirin shtetëror në mënyrë të paligjshme.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

——-

Në Komisariatin e Policisë Vlorë ka bërë kallëzim shtetasi K. T., 44 vjeç, banues në lagjen “1 Maji”, Vlorë, se i është larguar nga banesa, bashkëshortja e tij, shtetasja  M. T., 37 vjeçe. Punohet për gjetjen e saj

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.