BOTA

“A beson te Babagjyshi?”, Trump kritikohet për pyetjen e tij

11:46 - 25.12.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Janë disa pyetje që askush nuk duhet t’i bëjë asnjëherë.




Për çfarë është ky buton i kuq?

Çfarë thonë njerëzit për mua?

A besoni te Babagjyshi?

Të gjithë e dimë që Babagjyshi nuk ekziston. Por nuk dihet se për çfarë arsye, presidenti amerikan, Donald Trump, hodhi dyshim mbi këtë fakt, kur foli me një fëmijë në prag të Krishtlindjeve.

Ngjarja ndodhi në Shtëpinë e Bardhë, ku Donald Trump dhe gruaja e tij Melania po pranonin telefonata nga fëmijët, në vigjilje të Krishtlindjeve.

Trump e pyeti një fëmijë me emrin Coleman: “Përshëndetje, Coleman… Gëzuar Krishtlindjet, si jeni, sa vjeç jeni?…. Si po ja kaloni në shkollë? A besoni te Babagjyshi?”.

Kjo pyetje e Trump është parë si një incident dhe është komentuar gjatë në rrjete sociale. Ndonëse dihet se Babagjyshi nuk ekziston, ama personat që vishen si ai dhe që lumtorjnë fëmijët janë të shumtë në botë.

Pikërisht si kundërpërgjigje ndaj Trump, shumë kanë postuar foto më Babagjyshër nëpër botë duke treguar se ai ekziston.

Telefonatat e tjera kanë kaluar pa incidente, teksa Trump dhe Melania u kanë shprehur urimet më të mira fëmijëve.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.