LAJMI I FUNDIT

Majlinda Bregu apo Ardian Dvorani kandidat për President? Blendi Klosi: Padyshim që mund të jenë, i plotësojnë kriteret

21:50 - 02.06.22 K.K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Sekretari Organizativ i Partisë Socialiste tregoi hapat që nesër do të ndiqen për të propozuar kandidatin për president. Në emisionin “Open” ai tha se PS e ka një listë, e cila do të diskutohet nesër në kryesinë e PS.




I pyetur nëse Majlinda Breagu apo Ardian Dvorani janë kandidat, ai Klosi u shpreh se i plotësojnë kriterët, por nuk tha që ata mund të jenë kandidat.

Po ashtu Klosi deklaroi se nuk përjashtohet mundësia që kandidat të jetë edhe nga radhët e politikës.

Klosi: Ne i ofruam opozitës shansin që të propozonte. Shumë keq që nuk ndodhi ky proces. Do të ishte e udhës që një Shqipëria të kishte një President me sa më shumë konsensus

Ne kemi folur për parim, por kemi edhe një listë me emra që nesër do ti diskutojmë dhe më pas do të vendosim

Pyetje: A është Dvorani?

Klosi: Nëse do të ishte kaq e lehtë ju do ta kishiut emrin. Për momentin ka një diskutim mbi procesin

Pyetje: Po Majlinda Bregu?

Klosi Nuk ka pse të mos jetë një politikan pjesë. Është një post politike, mbase jo politikan i linjës së parë, por një person që ne e njohim dhe çfarë aktiviteti ai ka bërë. Pra një njeri i cili e ka postin e Presidentit një hap me lart.

Të dy emrat që ju përmendet, i plotësojnë kriteret. Të gjithë njohin edhe CV e tyre, të Bregut dhe të Dvoranit.

Pyetje: Pra mund të jenë në listë?

Klosi: Padyshim që mund të jenë


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.