Kryesore

“I miri dhe i drejti sulmohet” / Lumë lëvdatash për Alqi Bllakon nga ndjekësit në FB megjithë akuzat për korrupsion

14:07 - 30.03.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ditën e djeshme, Gjykata kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) lëshoi disa urdhër-arreste për ish-drejtorë, ish-ministra dhe zyrtarë të lartë, kryesisht në Ministrinë e Mjedisit për aferën e inceneratorëve.




Emri më i lakuar në pritje të arrestimit ishte ai i ish-Sekretarit të Përgjithshëm të kësaj ministrie, njëherazi deputeti i Partisë Socialiste në Parlamentin e Shqipërisë, Alqi Bllako. Mbrëmjen e djeshme, ai reagoi me anë të një postimi në rrjetet sociale, ku bëri me dije vendimin për të dorëzuar mandatin e deputetit.

“Unë nuk kam mburojë mandatin e deputetit, por të vërtetën për pafajësinë time. Këtë do ta provoj në gjykatë dhe përpara opinionit publik. Prandaj kam vendosur që ditën e nesërme t’i paraqes Kryetares së Kuvendit dorëzimin e mandatit tim si deputet i Republikës së Shqipërisë, dhe të përballem me akuzën pa asnjë privilegj”, shkruante Alqi Bllako në reagimin e tij në Facebook.

Ndjekësit në rrjetet sociale ‘inkurajojnë’ Bllakon:

Por, ajo që bie në sy pas reagimit të deputetit të PS ishin pikërisht komentet e shumta që jo vetëm e mbështesin por edhe shprehin bindjen se ai ishte një person i ndershëm.

 “Kolonjar me zemër, bravo”, i shkruante një komentues.

“Një xhest fisnik, tamam kolonjar, do Zoti vërtetohet e drejta jote”, i shkruante një tjetër.

Ndërkohë, një tjetër komentues i shkruante: “Kush ka patur fatin të punojë pranë teje, të njeh çfarë njeriu je. Por sot, i miri dhe i drejti sulmohet. Por, ti do t’ia dalësh. Respekt pa fund!”

“Na e provo nga rrënjët dhe thyeju degët. Ne që të njohim, e dimë!”, vijonte një tjetër.

“Bravo e vërteta do të triumfojë.”, i komenton një tjetër.

“Ti je një nga ata njerëzit e mirë dhe të drejtë. Do triumfosh.”, shkruan një tjetër.

Për çfarë akuzohet Alqi Bllako?

Sipas Prokurorisë së Posaçme, në funksionin e tij si Sekretar i Përgjithshëm, i Ministrisë së Mjedisit dhe më pas Drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare të Ujësjellës Kanalizimeve dhe Infrastrukturës së Mbetjeve, ai dyshohet se ka favorizuar shoqërinë përfituese të koncesionit, në këmbim “të përfitimeve të parregullta” me një vlerë prej afro 150 mijë dollarë.

Për pasojë nën sekuestro ka përfunduar një apartament, me sipërfaqe 99.48 m2, në Tiranë, në pronësi të babait të deputetit Bllako, i punësuar nga kompanitë e inceneratorëve.

Po ashtu Bllako, akuzohet se në bashkëpunim me Kryetarin e Komisionit të Shpronësimit, Pëllumb Abeshi, dhe me ish-ministrin e Mjedisit Lefter Koka kanë përgatitur dokumentacion të falsifikuar në lidhje me të dhënat e pronës së shpronësuar, për ndërtimin e inceneratorit të Fierit, duke ndryshuar cilësimin nga “arë” në “tokë truall”, me pasojë një dëm ekonomik prej afro 160 mijë dollarësh.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.