BLUETOOTH

BLUETOOTH – Nostalgji/ Ledina Çelo, “hot” në plazh

09:57 - 10.03.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

– Jemi në Suplementin rozë të “Gazeta Shqiptare” “BLUEOTOOTH” të disa viteve më parë, doni të kujtoni si kanë qenë asokohe VIP-at dhe politikanët tanë dhe çfarë kanë thënë ata, zbulojeni në www.gsh.al





Zbulohen pushimet sekrete të Ledina Çelos

Është padyshim një ndër vokalet më të mirë që ka Shqipëria por jo vetëm. Këngëtarja Ledina Çelo gjithmonë habit me performancat e saj në skenë, nëpër festivale apo koncerte ku është e ftuar ndërsa pamjes së jashtme i kushton një vëmendje të jashtëzakonshme. Trupin e ka gjithmonë në formë dhe dietat janë në maksimum në mënyrë që të mos shtojë asnjë kilogram të padëshi-rueshëm që do të bënte ndryshimin në linjat e saj. E kur flasim për këto të fundit, gjithmonë janë perfekte, dhe ku mund të duken më mirë sesa në këto foto që “Bluetooth” ka zbuluar. Në këto pamje Ledina është me pushime, ditë relaksi të cilat i ka organizuar me miqtë e saj por në këto foto ajo shfaqet vetëm me njërën prej mikeshave. Është gjithmonë shumë e vëmendshme që të jetë jashtë vëmendjes së gazetarëve apo paparacëve dhe kujdeset që pushimet t’i bëjë gjithmonë larg vendeve ku qëndron pjesa më e madhe e pushuesve që mund të kenë zgjedhur të njëjtin vend me të. Nuk është se fotot nuk i ka qejf, por ato dëshiron t’i ketë vetëm për vete, foto private që i realizon me të afërm apo miq të saj. Por ja që ne kemi mundur të sigurojmë disa prej tyre ku Ledina duket më e bukur se kurrë. Një palë rroba-banjo të zgjedhura për merak, enkas për ditët e nxehta të plazhit, ku mund të duket shumë sensuale, seksi dhe e këndshme në mënyrën e saj. Ledina pozon me mikeshën e saj në breg të detit, nga ku duket qartë imazhi i saj që kushdo do ta admironte. Edhe pse plazhi privat diku në jug të vendit ku ajo ka zhvilluar pushimet është i frekuentuar nga pushues, këngëtarja është spostuar diku më larg për të qenë më e qetë nga sytë e njerëzve apo kureshtarëve që nuk ia ndajnë sytë teksa përshkon rrugën drejt rërës.
Me miqtë është shumë dashamirëse dhe e humorit ndërsa me shoqet ka marrëdhënie të shkëlqyera duke kaluar me to ditë të bukura në bregdet. Dhe jo më kot zgjedh Shqipërinë për të bërë plazh, pasi jo vetëm që aty ka njerëzit më të afërt, por edhe familjes i kushton jo pak vëmendje duke kaluar disa ditë me ta.
Ledina jeton mes Londrës dhe Shqipërisë, dhe në karrierën e saj artistike ndihet e arrirë.
E duke iu referuar linjave perfekte trupore për të cilat është dhe fokusi ynë për këtë javë kujtojmë se disa kohë më parë Ledina mundi të sigurojë një kontratë për reklamim in e veshjeve të brendshme ku tentoi të bënte diçka ndryshe. E fokusuar tek kënga, videoklipet, Ledina arriti vërtet të krijonte diçka ndryshe. Emigrantët shqiptarë u befasuan kur në valët e BBC rreth një vit më parë panë këngëtaren në një audicion të konkursit “DanceX”. Ishte një reality show në të cilin merrnin pjesë shumë konkurrentë, nga ku përzgjidheshin gjashtë më të mirët, të cilët më pas do të gëzonin të drejtën e formimit të një grupi vallëzimi të quajtur “Dance Super Group”. Shqiptarja që preku Eurovizionin ka mundur të kualifikohet në njëzet më të mirët në këtë konkurrim, ku morën pjesë dy mijë vetë. Vlerësimet për të kanë qenë nga më maksimalet, në radhë të parë për vokalin, e më pas si balerinë. Si gjithmonë konfidente në skenë, Ledina në këtë audicion kërceu përpara një jurie e përbërë nga Arline Philips dhe Bruno Tonioli. Ky i fundit i dha asaj pikët maksimale në vallëzimin e stilit të lirë.

 Ky shkrim u botua më 6 Dhjetor 2008


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.