Kronikë

Goditi me send të fortë një grua pas sherrit për motive të dobëta, nis hetimi ndaj 51-vjeçares

15:18 - 26.04.24 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Policia e Fierit ka nisur hetim në gjendje të lirë ndaj një 51-vjeçareje, banuese në Vlorë, pasi ka goditur me send të fortë, një 34-vjeçare, për motive të dobëta.




Gjithashtu Seksioni për Hetimin e Trafiqeve arrestoi në flagrancë një 26-vjeçar, i cili është kapur nga shërbimet e Policisë, jashtë banesës së tij, duke thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, të caktuar nga Gjykata e Fierit.

Njoftimi i policisë:

Drejtoria Vendore e Policisë Fier

Seksioni për Hetimin e Trafiqeve arrestoi në flagrancë shtetasin B. K., 26 vjeç, banues në Fier. 26 vjeçari është kapur nga shërbimet e Policisë, jashtë banesës së tij, duke thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, të caktuar nga Gjykata e Fierit.

Komisariati i Policisë Lushnjë referoi materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen D. M., 51 vjeçe, banuese në Vlorë, pasi ka goditur me send të fortë, një 34-vjeçare, për motive të dobëta.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.