BLUETOOTH

Bluetooth – Nostalgji/ Ana Oksa, muaj mjalti në Krujë

16:00 - 17.03.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Në lajmet tona të “show-bizz”-it, në rubrikën “nostalgji” mund të gjeni fotografi, lajme apo intervista të veçanta, të publikuara gjatë viteve në suplementin “Bluetooth” të “Gazetës Shqiptare”. Sot po ju sjellim Ana Oksa muaj mjalti në Krujë.




Ana Oksa, muaj mjalti në Krujë

Në vend të ndonjë plazhi ekzotik apo ndonjë udhëtimi kroçerë, Anna Oksa ka zgjedhur vendin e origjinës së të atit, Shqipërinë, për të kaluar muajin e mjaltit me burrin e saj të katërt, 23-vjeçarin që ka qenë truproja i saj. Ndryshe nga dimri i shkuar, kur prania e saj në Shqipëri u shoqërua me konferenca shtypi, intervista televizive dhe faqe të para gazetash, kësaj radhe Anna Oksa ka zgjedhur heshtjen. Ne vend të hotel “Sheraton”-it dhe lokaleve më luksoze të Tiranës, ka preferuar lokale jo shumë të njohura, larg qendrave të zhurmshme të frekuentuar rëndom nga personazhe të njohur. E sigurt se kjo është mënyra e vetme që ardhja e saj të mos bënte zhurmë e bujë, ajo është mjaftuar vetëm me shoqërinë e Ardit Gjebresë, i cili i ka organizuar edhe një udhëtim në Krujë, qyteti nga ka prejardhjen i ati i Anna Oxa-s.
Një udhëtim i pashqetësuar nga fotografët, (përveç atij të “Bluetooth”-it), i organizuar pa bujë, pothuajse në të njëjtën mënyrë si edhe dasma e saj e celebruar pak ditë më parë.

Një dasmë e tejet e thjeshtë, tepër larg bujës dhe vëmendjes që pati dikur dasma e saj me Bexhet Pacollin dhe që shtypi italian e ka quajtur “martesa e blinduar”. Veç fshehtësisë dhe veç moshës prej “baby” të dhëndrit, dasma është komentuar edhe për “look”-un me të cilin Anna Oksaështë shfaqur për të bërë betimet për dashuri të përjetshme. Ta quaje “rrëzëllitëse” duhet të ketë qenë paksa e vështirë, ashtu e veshur e gjitha në të zeza siç është shfaqur: flokë, syze dielli, fustan, një shall i hedhur mbi supe dhe taka të larta të holla. Një nuse e gjitha në të zeza Anna Oksa, e cila në moshën 45 vjeçare, duke ndjekur gjurmët e të tjera yjeve të spektaklit ka shkuar nnaltar me një burrë me moshë sa gjysma e moshës së saj, vetëm 23 vjeç, puliez dhe ish truproja i saj. I gjithi i veshur në të zeza ka qenë edhe ai dhe me këmishë pa kravatë.
Eshtë katërta martesë kjo për këngëtaren që nuk ka perferuar të organizojë ndonjë festë, ndryshe nga sa ka ndodhur në dasmën me manjatin kosovar Bexhet Pacolli. Një ceremoni e thjeshtë civile që është zhvilluar të martën e 3 tetorit në orën 19.45 në bashkinë e Cantu-së. Çifti i të martuarve ka mbërritur me një makinë (e zezë edhe ajo)  me të cilën janë futur deri brenda godinës së bashkisë, kanë hyrë pastaj në sallën e posaçme dhe aty i kanë premtuar njëri – tjetrit dashuri të përjetshme.
Dhëndri, Marco Sansonetti, është titullari i “Argo1 Security”, agjensia e specializuar për eskorta, shoqërime VIP-ash, shërbime sigurie në koncerte etj. Anna e ka njohur pikërisht sepse ishte truproja e saj. Lidhja e tyre në fakt nuk ka qenë ndonjë çudi as në Como e as në Cantù: shpesh janë parë të shëtisin dorë për dore, apo në supermerkato, apo edhe në një restorant të vogël në qendrën historike në Como-s ku hahen gatime vetëm bimore apo edhe në një dyqan herboristrie.
Kushedi nëse kësaj radhe Oxa do të qëndrojë gjatë në krah të partnerit të saj, “Po”-ja e katërt zyrtare pas martesash të palumtura, pikërisht ajo që e ka titulluar një nga këngët e saj të para “Anna che non lascia” dhe që pëkundrazi, ka hapur e ka zbrazur valixhet shumë herë. Në fillim me burrin e saj të parë, Franco Ciani, dhe pastaj në vitin 1997 me Gianni Bellemo -n me të cilin ka edhe dy fëmijët, (Francesca, 15 vjeç dhe Qazimi 11). Një ndarje aspak e thjeshtë kjo, me beteja në gjykatë dhe me Bellemo-n që e kërcënonte “do të të marr fëmijët”. Por nuk ia doli mbanë.
Dhe përsëri Anna mbushi sërish valixhet edhe në vitin 2002, pas dy vjetësh e gjysmë martesë, për të ikur nga Pacolli me të cilin kishte hapur edhe një shoqëri diskografike dhe për të cilin kishte shkuar të banonte në kodrat e Luganos, Asokohe, dasma u celebrua në sheshin e bashkisë së Luganos, një një sesh të tejmbushur e me një stil njëqind përqind shqiptar. Dy vjet e gjysmë më pas, ndarja. Duket se për të njëjtat motive që e çuan këngëtaren të ndahej edhe nga babai i fëmijëve të saj: thuhet se ishin burra që e kishin dorën paksa të gjatë.
Tashmë po e riprovon. Ka ditur të mbajë larg në ditën e dasmës fotografët dhe ka shtruar një drekë vetëm me tridhjetë të ftuar: ca miq të saj, ca miq dhe të afërm të tij, dëshmitarët dhe murgu tibetian që prej disa vjetësh është udhëheqësi shpirtëror i artistes. Meny vegjetariane. Të sapomartuarit do të jetojnë në një vilë të vogël, në periferi të Cantù-së,  me një kopsht të bukur. Pa një muaj mjalti, pa vizita në vende ekzotike dhe pa e shijuar gjatë intimitetin prej të sapomartuarish, çifti i është drejtuar menjëherë Tiranës. Anna e ka rifilluar jetën 45 vjeç. Me shpresën se kësaj radhe do të jetë me fat. Duke hedhur vetëm një shkikim pas: jo drejt dashurive të së shkuarës, por drejt vendlindjes së të atit, Shqipërisë.

Ky shkrim u botua më 14 Tetor 2006


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.