Kur ushtria italiane po i afrohej Vlorës më 7 prill 1939, një grup shqiptarësh të armatosur qëlluan kryqëzorin italian, i cili u përgjigj me dy goditje topi. Njëra nga goditjet shkatërroi pjesërisht Muzeun Arkeologjik të Vlorës, i cili më 1936 ishte strehuar në shtëpinë ku u ngrit flamuri i pavarësisë.
Objektet e muzeut shpejt u bënë objekt bastisjeje, si për ushtarët italianë, po ashtu edhe për shqiptarët e ndodhur aty. Po atë vit, në korrik 1939, Ministria e Kulturës i kërkon Komandës Eprore të Karabinierëve Mbretërorë informacion për vjedhjen e muzeut. Ca muaj më vonë Komanda përgjigjet duke shpjeguar se hetimet nuk kanë dhënë rezultat.
Në dokumentin bashkangjitur është interesant fakti se jo vetëm ushtarët italianë, por edhe shqiptarët u kthyen nga luftëtarë, në bastisës objektesh muzeale, ndryshe nga ç’na informon bibliografia shqipe, e cila ngarkon me përgjegjësi vetëm italianët.
Arkivi Qendror i Shtetit