Opinionisti Fatos Lubonja, përmes një komunikimi të drejtpërdrejtë në “Open” ka folur në lidhje me “përplasjen” e kryeministrit Edi Rama me median italiane RAI3 pas dokumentarit të fundit që bëri bujë.
Lubonja zbuloi se si është parë qëndrimi i Ramës në Itali, duke thënë se ndërhyrja e kreut të qeverisë shqiptare është cilësuar si “fantashkencë dhe e papranueshme”.
Në këtë klimë vjen dhe një ndërhyrje tjetër që e quajnë fantashkencë nga një gazetë e pavarur në Itali. E quan të papranueshme dhe pyet si mund të ndodhë një ndërhyrje e tillë që kryeministri i një vendi tjetër merr në telefon drejtorin e një seksioni të RAI-t. Ajo që thonë është se një kryeministër nëse ka ankesa mund të shkojë te ambasada, por jo të marrë në telefon dhe t’i bëjë presion gazetarisë.
Rama justifikohet me atë që thotë se çoi përgjigjen. Ai mund të ketë thënë përgjigje jo bindëse ose që nuk përgjigjen ndaj pyetjeve të tyre. Për çfarë arsye ky, meqë qenka përgjigjur Agaçi, nuk i tha 5 fjalë atij?” u shpreh ai.