AKTUALITET

Tani edhe policët regjistrojnë emrat për votimet, thotë Berisha

21:45 - 03.05.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar sot denoncimin e një oficeri dixhital të policisë që denoncon eprorin e tij. Oficeri shkruan se Drejtori i Drejtorisë së Mbrojtjes së Dëshmitarëve ka detyruar oficerët të firmosin formularë për zgjedhje duke shkruar emrat dhe numrat e celularëve të çdo personi të familjes dhe të njohurve si dhe numrin e votave që do të sigurojnë.

STATUSI I BERISHËS

Në Narko-Republiken e Shqiperise, Noriega do me çdo kusht votat!

Oficeri dixhital i policisë denoncon:

– drejtorin e mbrojtjes se dëshmitareve, Besnik Bregu që detyron efektivin e tij që të

– plotësojnë formularë për zgjedhje duke shkruar

– emrat dhe celularët e gjithsecilit person të familjes dhe të njohur që do votojë për PS! sb

“Përshëndetje Zoti Berisha, o shpëtimtari i këtij vendi që ka përfunduar si mos më keq. Unë që po të shkruaj jam një punonjës policie që punoj te Drejtoria e Mbr. dëshmitarëve. Dua të denoncoj politizimin më të skajshëm të policisë që ka ndodhe deri më sot. Me porosi të Drejtorit z. Besnik Bregu na kanë detyruar të plotësojmë dhe firmosim formularë për zgjedhjet ku të shkruajmë numrin e votave që do të sigurojmë për zgjedhje ne si punonjës policie përfshirë familjarët tonë, si dhe duke shkruar edhe numrat celular të gjithsecilit. Të lutem dua të jem anonim sepse më heqin nga puna. Vetëm tek Ti kam besim se mund t’i publikosh dhe t’i ndalosh këto skandale që nuk kanë ndodhe kurrë në Policinë e Shtetit.”


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.