Kronikë

Kishin me vete dy pako me çeqe të falsifikuara, arrestohen dy italianët në Shkodër

11:03 - 26.04.24 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Policia kufitare në Shkodër ka sekuestruar 2 pako me çeqe të dyshuara të falsifikuara, me vlerë vlera totale 1 milion dollarë.




Në pranga kanë rënë dy shtetas italiane, 44 dhe 49 vjeç të cilët po udhëtonin me një makinë ku në bagazhin e saj ishin fshehur çeqet.

Çeqet e padeklaruara u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, bashkë me automjetin, 1700 euro, vulat dhe 2 celularë.

“Policia Kufitare, në bashkëpunim me DVP Shkodër, goditi një rast të falsifikimit të letrave me vlerë. Për këtë rast u arrestuan shtetasit italianë R. M., 44 vjeç dhe C. S., 49 vjeç.

Si rezultat i angazhimit maksimal të shërbimeve të Policisë Kufitare të PKK Hani i Hotit, për parandalimin dhe goditjen e krimeve kufitare, krahas punës për ofrimin e një shërbimi cilësor dhe etik, qytetarëve në hyrje/dalje, është goditur një rast i falsifikimit të letrave me vlerë.

Në dalje të vendit, u kalua për kontroll në vijë të dytë, automjeti me të cilin udhëtonin shtetasit R. M. dhe C. S., në bagazhin e të cilit janë gjetur 2 pako me çeqe të dyshuara të falsifikuara, me vlerë 2000 dollarë secili (vlera totale 1 milion dollarë).

Çeqet e padeklaruara u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, bashkë me automjetin, 1700 euro, vulat dhe 2 celularë”, thote policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.