AKTUALITET

Arrestohet 35-vjeçari nga Kavaja, kercënonte ish-të dashurën me foto intime

12:04 - 12.05.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Vihet në prangat e policisë 35-vjeçari Mentor Leçini banues në qytetin e Kavajës,  pasi ka kërcënuarën ish-të dashurën e tij 17-vjeçe, se nëse nuk i jepte shuma të mëdha parash, do t`i publikonte foto intime.

35- vjeçari Leçini  ishte dënuar edhe më parë për veprën penale “Vjedhje me pasojë vdekjen, në bashkëpunim”.

“Ky shtetas, ka përfituar gjatë kohës që ka qenë në një lidhje intime me shtetasen R. K., 17 vjeçe, të cilës i ka bërë disa foto intime dhe gjatë kohës që ka qenë në banesën e saj ka arritur të siguroje dhe foto intime të pjesëtareve të tjerë të familjarëve të shtetases R. K.”-njofton policia.

Prej disa javësh shtetasi Mentor Leçini, duke e kërcënuar vëllain e shtetases R. K, se nëse nuk i dorëzonte shumën monetare prej 200.000 lekësh të reja, do publikonte fotot intime që ai kishte arritur të bënte.

Në momentin e arrestimit të shtetasit Mentor Leçini, i janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale:

– Shuma monetare prej 100.000 Lekë të reja

– Një aparat telefonik të dhënë nga vëllai i 17 vjeçares, për mos publikimin e fotove.

Materialet proceduralë i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatë së Rrethit Kavajë, për veprën penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”, parashikuar nga Neni 109/b i Kodit Penal.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.