Kronikë

E reja hidhet nga kati i 5-të i pallatit ku banon, policia: Nga deklarimet e familjarëve dyshohet se…

22:33 - 01.05.24 E.P
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një vajzë e re është hedhur nga kati i pestë i pallatit ku ajo banon. Policia thotë se ngjarja ka ndodhur në rrugën “Selaudin Bekteshi”, në Tiranë, ndërsa sipas deklarimeve të familjarëve e reja vuante nga probleme të shëndetit mendor.
26-vjeçarja është dërguar në spital dhe aktualisht ndodhet nën kujdesin e mjekëve
“Më datë 01.05.2024, rreth orës 21:25, në rrugën “Selaudin Bekteshi”, dyshohet se është vetëhedhur nga kati i 5-të i pallatit ku banon, shtetasja E. A., 26 vjeçe, e cila sipas deklarimeve të familjarëve të saj, dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor. 26-vjeçarja është dërguar në spital dhe aktualisht ndodhet nën kujdesin e mjekëve, ndërsa grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, thotë policia.





Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.