BLUETOOTH

Bluetooth – Nostalgji/ Pas dashurisë me pijen, Aleksandri tani në dashuri me gruan. Gjana i hap rrugën Rulit. Rishfaqet Sollaku

16:00 - 21.06.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Në lajmet tona të “show-bizz”-it, në rubrikën “nostalgji” mund të gjeni fotografi, lajme apo intervista të veçanta, të publikuara gjatë viteve në suplementin “Bluetooth” të “Gazetës Shqiptare”. Në GSH.al, sot po ju sjellim: Pas dashurisë me pijen, Aleksandri tani në dashuri me gruan, Pak vëmendje…! Po flet Fatos Lubonja. Gjana i hap rrugën Genc Rulit. Rishfaqet Theodhori Sollaku





Pas dashurisë me pijen, tani në dashuri me gruan
Këngëtari Aleksandër Gjoka është në dashuri të kahershme me alkoolin. Fatkeqësisht, e kemi parë edhe ndonjëherë në gjendje që nuk kanë nevojë për komente. Por, aktualisht kemi zbuluar se Sandrit i ka lindur edhe dashuria për gruan. E larguar prej vitesh me djalin dhe vajzën drejt familjes së saj në Itali, bashkëshortja e këngëtarit është shfaqur pak ditë më parë në krah të tij në një promovim albumi. Çifti është dukur i dashur dhe i mallëngjyer me njëri-tjetrin, sa të linin përshtypjen se ishin bërë mjaft pishman për distancën e këtyre viteve të fundit.


Pak vëmendje…! Po flet Fatos Lubonja
Në debatet politike, atij gjithmonë duhet t’i kushtosh vëmendje maksimale, por duket se të njëjtin zakon Fatos Lubonja e ka edhe në rreth miqsh. Këtë herë i ka rënë për hise Andi Bushatit të dëgjojë leksionin e radhës të analistit të njohur. Dhe, ai nuk ka sesi të ndërpresë për asnjë çast vëmendjen nga ky debat, që duhet të ketë në qendër me patjetër ndonjë temë të nxehtë politike. Pak më larg, por asesi më pak i interesuar, është edhe kolegu tjetër Mentor Nazarko, që preferon të qëndrojë si spektator, pa ndërhyrë në bisedën e miqve të tij gazetarë.


Gjana i hap rrugën Genc Rulit
Ka disa ditë që demokrati Jemin Gjana nuk gëzon më privilegjet e ministrit të Bujqësisë, pasi u zëvendësua nga Genc Ruli. Kjo ndoshta është arsye që ata tani i ndajnë vetëm pak hapa distancë. Por, Gjana qesëndis, duke e ditur shumë mirë pozicionin e tij (pasi nuk është pjesë e kabinetit Berisha), tenton të largohet dhe t’i lirojë rrugën ministrit të ri të Bujqësisë, zotit Genc Ruli, i cili është vetëm dy hapa larg tij. Pak kohë më parë ishin kolegë, në një kabinet, por tani jo më, prandaj teksa nxiton të largohet, kafshon lehtas buzën si i zënë në faj…!

Rishfaqet Theodhori Sollaku
Ish-prokurori Theodhori Sollaku ka kohë që ka dalë nga  temat e ditës, nuk është më protagonist si dikur, por paparacit tonë nuk i ka shpëtuar ky detaj. Ai është kapur teksa mbante në dorë një libër, gjatë një promovimi që po bëhej në një universitet privat në Tiranë. Sollaku duket sikur nuk ka ndryshuar aspak, me të njëjtën staturë, ndoshta më pak kile të shtuara më shumë nga hera e fundit që e kemi parë në krye të institucionit të Prokurorisë. Edhe në këtë pozicion që është kapur mat, ai vazhdon të konfirmojë faktin se i pëlqen t’i kundrojë situatat nga larg.
Ky shkrim u botua më  26 shtator 2009


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.