AKTUALITET

Jozefina Topalli: A keni dëgjuar në një vend tjetër të Rajonit që të ketë një intensitet të tillë skandalesh

20:03 - 26.04.24 E.P
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Drejtuesja politike e qarkut të Lezhës për Partinë Demokratike të drejtuar nga Rithemelimi, Jozefina Topalli në një takim me qytetarët e këtij qarku është shprehur se vendi po kalon  një moment udhëkryqi të rrezikshëm, për pluralizmin, demokracinë e perspektivën.




Topalli tha se ajo që u transmetua në televizionin italin Rai3, nuk është asnjë gjë e re, por në faktet janë tronditëse.

Po ashtu histori tjetër skandali shton Topalli është edhe ajo me bashkëshortin e ministres së Financave, Delina Ibrahimaj, e për të vazhduar më pas te  drejtorët e TIMS, duke e bërë vendin tonë  sipas saj të parin në Rajon për intensitet skandalesh të tilla

Topalli: Ju nga kjo sallë po jepni mesazh kuroja për të marrë vendime të forta. Pse duhet të merren vendime të forta? Sepse ne po kalojmë një moment udhëkryqi të rrezikshëm. Udhëkryqi të rrezikshëm të pluralizmit, të demokracisë e perspektivës.

Ajo që ne kemi dëgjuar në Rai3, nuk është asgjë e re për ne. Por është tronditëse për këdo që dëgjon një emision si ai që fillon,”kushërinjtë i ministrit të brendshëm, që ishin kryetrafikant të drogës. Vëllai i ministrit të brendshëm, trafikant. Sekretari i Përgjithshëm i kryeministrisë, i cili dhuronte toka, kryetrafikantit”. Dhe vazhdonte me radhë dhe spo flas për lajmin e fundit që dëgjuam sot, se si burri i ministres godet me thikë drejtorin që donte me e heq nga puna.

A keni dëgjuar në një vend tjetër të Rajonit që të ketë një intensitet të tillë skandalesh. Asnjëhere në këto 33 vite.

Këta cojnë taksat në maksimum për qytetarët, për t’i futur në buxhetin e vet, për t’i futur kompaninë e vet.

Këta kanë rritur varfërinë si asnjëherë më parë. Kanë larguar nga Shqipëria 1 milion shqiptarë. Nuk ka më zë fëmijësh  nëpër rrugica, në oborret e shkollave. Por ama ka histori drejtorësh të TIMS.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.