Kryesore

Historia e trishtë…Babai apel për ndihmë: Më ndihmoni që vajza të ngrihet në këmbë

16:33 - 05.02.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Adrian Zenelaku e di shumë mirë çdo të thotë të jesh i varfër, ndërsa fati e godet me gurë çdo ditë. Familja e hedhur në honet e harresës e ka çdo ditë mbijetesë në fshatin Poncarë të Devollit, ndërsa vuan fatkeqësinë e Sofies. 14-vjeçarja Sofia është e paralizuar.




“Duhet t’i drejtojnë gjunjët dhe tendinat. Në pjesën e pasme të gjurit i ka damarët e mbledhur dhe tendinat i ka të shkurtra”.

Që pa gdhire Adrani zgjon Sofinë. Çdo ditë 100 kilometra udhëtojnë babë e bij për të ndjekur seancat e fizioterapisë në një qendër private në Korçë prej 5 vitesh.

“Në mars i bie plot 5 vite. 100 kilometra është. E kam mbajtur vajzën në prehër që të mos paguajë dy bileta. Dua ndihmë që vajza të ngrihet në këmbë”.

Banesa ku jeton me 4 anëtarët e familjes është vetë mjerimi. I papunë se bashku me gruan dhe me një kemp mujor të caktuar për vajzën, Adriani shprehet se është e pamundur t’ja dalë për të mbajtur familjen me bukë dhe për të paguar seancat e fizioterapisë me dorën në zemër familja kërkon ndihmë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.