SHËNDET

Ylli Merja: Fruthi, si ta kurojmë me bimët medicinale

12:30 - 12.02.18 Voltiza Duro
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Fruthi është sëmundje virale akute e ky virus bën pjesë në gjininë morbilli në familjen paramyxoviridae. Përhapja e tij realizohet nëpërmjet piklave të vogla të pështymës, nëpërmjet rrugëve respiratore të cilat kalojnë nga një individ te tjetri.




Kur virusi zhvillohet në zona të kufizuara, si në pak familje, kemi të bëjmë me raste endemike, ndërsa kur fillon të marrë përmasa të mëdha, kemi të bëjmë me epideminë e fruthit.

Moshat më të prekura
Virusi i fruthit prek fëmijët që pas moshës 15 muajshe e deri në moshat e rritura. Koha më e përshtatshme për zhvillimin e virusit të fruthit është në stinën e dimrit dhe ajo e pranverës, pra ai do temperatura të ulëta dhe lagështirë ajrore të lartë. Personat që preken nga virusi i fruthit, identifikohen shumë lehtë nëse kryejnë një analizë laboratorike IgM, specifikë e antitrupave të fruthit.

Epidemitë e fruthit më të mëdha në vendin tonë janë ato të vitit 1956 ku kishte afërsisht 1% të vdekshmërisë të popullsisë, pra në çdo 100 veta kishte një të vdekur nga fruthi.

Në epideminë e vitit 1970-1971, vdekshmëria ishte e papërfillshme, ndërsa në 89′-90′ kishte afërsisht 170 mijë raste të prekur nga virusi i fruthit. Sot, personat më të predispozuar për t’u prekur nga virusi i fruthit, janë ata të pavaksinuarit ose të paprekur nga virusi i fruthit më parë.
Simptomat e fruthit
Kuadri klinik i virusit kalon në katër faza. Faza e parë e inkubacionit është kur grimcat e vogla të pështymës të një personi të prekur nga virusi hyjnë në rrugët e frymëmarrjes së një personi tjetër. Në këtë moment, virusi fillon të ngjitet në qelizat epiteliale të rrugëve të sipërme të frymëmarrjes te njeriu i shëndoshë dhe fillon aty fazën e inkubacionit.

Nga këto qeliza ai më vonë kalon në gjëndrat limfatike regjionale, e tashmë kjo “gjë e gjallë” në organizmin e njeriut, fillon të shumëzohet me shpejtësi dhe jep vireminë parësore duke u përhapur në të gjithë trupin, kryesisht në sistemin monocito-macrofagocitarë. Pasi shumëzohet përsëri jep vireminë dytësore, pra virusi plotëson fazën e parë të inkubacionit.

Kjo zgjat 1-2 javë. Gjatë kësaj periudhe, personi i prekur ndjen një këputje trupore, një vështirësi në frymëmarrje dhe ndonjëherë edhe një kollë të thatë. Faza e dytë prodromale zgjat afërsisht 1 javë dhe pasi ka përfunduar fazën e inkubacionit, viruset dalin në gjak dhe synojnë të pushtojnë qelizat dhe trupi tashmë fillon të prodhojë antikorpuse specifike kundër fruthit që të ulë numrin e viruseve në qarkullimin e gjakut, pra organizmi bëhet si një “fushë beteje” midis viruseve dhe antikorpuseve që duan të vrasin dhe të ulin numrin e virusit të fruthit. Pas konfliktit virus-antikorpus shfaqen në lëkurë ekzantemat dhe në mukozat e brendshme enantemat si rezultat i një reaksioni të hipersensibilizimit të vonuar të trupit.

Po e njëjta shkallë dëmtimi, shfaqet edhe në rrugët e brendshme të frymëmarrjes ku epiteli fillon të skuqet, të enjtet, të deskumohet dhe viruset e tjera si ato të gripit ose bakterie të ndryshme shkaktojnë edema në mushkëri ose demielinizimin e saj. Faza e dytë karakterizohet me ethe, rrufë, skuqje sysh, kollë e thatë, dhe shfaqen njollat e Koplikut. Këto të fundit shfaqen pranë mishit të dhëmbëve, pranë zonës bukale e kjo është faza kur virusi i fruthit ka filluar jo vetëm të përhapet në tërë organizmin, por edhe të japë dëmtime.

Pas kësaj, vjen faza e tretë ekzantemike ku në trup fillojnë të shfaqen ekzantemat makulopapuloze (plagë mbi lëkurë në përmasa të mëdha) që zgjasin afërsisht një javë. Këto shenja shfaqen në fillim në fytyrë dhe pastaj gradualisht zbresin në trup poshtë. Sëmundja është më e lehtë te personat me rezistencë më të lartë dhe më e fortë te personat anemikë dhe që sëmuren shpesh. Mbas këtyre shenjave sipërfaqësore, ku kemi ekzantema jo vetëm në pjesën e jashtme, por edhe në buzë, në pjesën e dhëmbëve. Faza e virusit fillon të shkojë drejt fundit e cikli i tij biologjik po vjen drejt fundit dhe trupi hyn në fazën e fundit në atë të konvaleshencës, pra është faza kur antikorpuset fillojnë të asgjesojnë deri në fund virusin e fruthit.

Ky i fundit mund të sjellë ndërlikime nëse personat me rezistencë të ulët, janë të prekur edhe nga virusi i gripit ose vuajnë nga infeksionet e shpeshta bakteriale, dhimbjet e kyçeve, dhimbjet e kokës etj. Komplikacionet më të zakonshme janë ato që prejkin laringun, trakenë dhe bronket ose mushkërinë dhe meningjitet aseptike, encefalitet, çrregullimet në tretje deri në diarre.

Masat parandaluese

Vaksina kundër fruthit është mjeti më i mirë për t’u mbrojtur nga virusi, e kjo e fundit mund të japë temperaturë për 1-2 ditë, e mund të përsëritet duke i dhënë rolin e një vaksine kujtesë. Të sëmurët me fruth duhet të qëndrojnë larg ambienteve publike, dhe t’u shërbehet në mënyrë të veçantë në shtëpi. Duke parë personat e prekur nga fruthi, vendin ku prek dhe dëmton virusi, iu rekomandojmë të kryeni disa veprime ose shërbime që konsistojnë në rritjen e rezistencës së organizmit duke përdorur bimët mjekësore, fruta, perime etj. Ky përdorim minimizon efektin e virusit të fruthit në organizëm duke zvogëluar njëkohësisht edhe kohëzgjatjen e të katër fazave të tij. Tashmë që virusi i fruthit po ndihet në Shqipëri, është mirë që personat të konsumojnë 2-3 thelpinj hudhër në ditë, qoftë të infektuar apo jo.

Çaji me trëndafilin e egër (rosa canina) ku fëmijët mund të përdorin 1-2 gota çaj në ditë, ose 10-15 kokrra, kurse të rriturit 15-20 kokrra trëndafil të egër çdo ditë. Fëmijët mund të përdorin gjysmë luge kafe me rrënjën e thanëzës (Gentiana lutea) duke e përzier atë me pak kos, ndërsa të rriturit përdorin afërsisht një lugë kafe me këtë rrënjë të bimës. Që të tria këto produkte, bëjnë shumë luftarake leukocitet, pra e asgjësojnë virusin sapo hyn në laring. Për të qetësuar sistemin respirator, për të mbrojtur inflamacionin e mushkërive përdorim bimë mjekësore që përmbajnë tanine, mucilagje, dhe antioksidantë të fuqishëm si çaji me aguliçe, me gjethen ose lulen e mëllagës, lulet e shtogut, bëjnë që mushkëria të jetë e mbrojtur karshi sulmeve virusale.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.