LAJMI I FUNDIT

“Klubet po negociojnë”, pasuesi i Klopp del hapur: Është një mundësi fantastike, jam gati

09:55 - 26.04.24 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Epoka Jugen Klopp në krye të Liverpool është e mbyllur, një histori suksesi që do të kujtohet gjatë. Ajo që Klopp ka lënë në klubin e kuq është një trashëgimi e madhe, e vështirë për t’u zëvendësuar, për këtë arsye pasuesi i tij do të ketë një barrë të madhe, nuk është e lehtë të bësh që figura e Klopp të harrohet. Nuk është e lehtë as për drejtuesit e klubit të cilët prej kohësh po punojnë për të gjetur një pasues të denjë.




Arne Slot, trajner i Feyenoord, është një emër që po fiton shumë kuota këtë periudhë. Tekniku holandez konfirmoi se ka pasur kontakte me drejtuesit e kuq, por mbi të gjitha është gati për këtë aventurë:


“Do të më pëlqente të isha unë trajneri i Liverpool, pozicioni im është i qartë. Feyenoord dhe Liverpool po negociojnë, të shohim se çfarë do të dalë në fund. Unë kam besim, mendoj se dy klubet do të gjejnë një akord”, u shpreh Slot në një intervistë për ESPN duke shtuar: “Besoj se Feyenoord do të më lë të lirë, për mua do të ishte një hap i madh. Unë ndihem mirë te Feyenoord, por Liverpool do të ishte një shans fantastik”, u shpreh Slot.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.