SHËNDET

Largoni toksinat nga organizmi me çajin e kulumbrisë

13:50 - 19.03.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kulumbria është një frut, lulet dhe frutat e së cilës gjejnë përdorim edhe në mjekësinë popullore. Këto fruta kanë vlera të shumta dhe i bëjnë mirë stomakut dhe gjakut e janë të pasura me antioksidantë gjithashtu. Kulumbria arrin të nxjerrë lëngjet me toksina nga trupi, djersitjen e rrjedhimisht largon papastërtitë dhe ul temperaturën.




Lulet, gjethet dhe lëkura e këtij fruti ndihmojnë në pastrimin e gjakut e më tej ka një funskion rregullator edhe në sistemin e tretjes pasi lufton konstipacionin, fryrjet, dhe diarenë veçanërisht tek fëmijët. Për më tepër, çaji bimor përgatitet duke hedhur dy lugë me kulumbri të thatë në një filxhan me ujë.

Në këtë formë, do të keni mundësi të stimuloni oreksin. Nëse konsumoni reçel kulumbrie ose marmalade, atëherë do të zgjidhni problemin e mostretjes ose të stomakut në përgjithësi. Lulet e bimës prunus spinosa mund të përdoren për të zgjidhur problemet e akumulimit të lëngjeve në trup, për të tretur gurët në veshka dhe problem të tjera të këtij organi. Ato ndihmojnë kundër dhimbjeve të stomakut dhe ato nervore.

Gjithashtu, kjo bimë mjekësore ka aftësinë të luftojë inflamacionin e gojës dhe të fytit, e në rast se keni probleme të tilla mund të bëni gargarë me lëngun e frutit të freskët, ose me lëngun e gjetheve të kulumbrisë, të cilat shërojnë bajamet e acaruara. Kështu,vVendosni katër gjethe të kulumbrisë në gjysëm litri ujë dhe ziejini për 10 minuta. Kullojeni lëngun dhe bëni gargare 2 ose tre herë në ditë.

Me kulumbrinë mund të bëni edhe shurup. Shtoni 450 gramë sheqer të bardhë dhe 2 lugë të mëdha me gonxhe lulesh të kulumbrisë në 4.5 litra ujë. Ziejini së bashku. Kur shurupi të ftohet hidheni në shishe të sterilizuara. Mund ta holloni me ujë dhe ta përdorni për gargarë për të trajtuar bajamet dhe laringun e acaruar.

Lulet e kulumbrisë mund të përdoren edhe për të trajtuar problemet me traktin respirator, sepse luftojnë simptomat e të ftohtit dhe kollës. Më tej, tuli i kulumbrisë së pjekur përdoret në industrinë e kozmetikës për prodhimin e maskave të fytyrës dhe të bukurisë.

Ju mund të përdorni edhe ekstraktin e kulumbrisë për të ruajtur elasticitetin e lëkurës, sepse ky frut është i pasur me vitaminë C dhe taninë. Vaji i kulumbrisë përdoret edhe kundër strijave dhe njollave. Ndërkohë nëse pini ujë të përzjerë me ekstraktin pluhur të kulumbrisë kur jeni të acaruar, do të përjetoni një qetësim të menjëhershëm të nervave.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.