Kryesore

Familja në qiell të hapur… 4 nga pjesëtarët invalidë, bëjnë apel për ndihmë

15:35 - 22.03.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Fatmir Popja-Pjesëtaret e familjes Vrapi, me banim në fshatin Pajun të Njësisë Administrative Papër të Elbasanit  po kalojnë ditë jashtëzakonisht të vështira pasi u është shembur shtëpia, ndërsa 4 nga pjesëtarët e kësaj familje janë invalidë.




Sipas kryefamiljarit rreth 3 vite më parë shtëpia e tyre ka pësuar dëmtime të shumta dhe atëherë  kjo familje u sistemua në një shtëpi tjetër.

Nga ana e pushtetit vendor kësaj familje ju akordoi vetëm 50 mijë lekë si ndihmë, për meremetimin e dëmeve që kishte pësuar shtëpia e tyre. Por me aq para mund të riparoheshim shumë pak dëmtime të saj, ndërsa shirat dhe përmbytjet e kësaj pranvere  e kanë shkatërruar pothuajse plotësisht shtëpinë e kësaj familje e cila prej  10 ditësh  ka mbetur në qiell të hapur.

Petrit Vrapi, kryefamiljar  tregon për gjendjen e vështirë të krijuar për familjen e tij e cila apelon për ndihmë.

Edhe e bija e tij  bën thirrje për ndihmë  dhe tregon se jeta e tyre  është në mëshirë të fatit sepse  çasti në çast banesa mund të shembet dhe mund të shkaktojë një tragjedi.

Tepër të shqetësuar për gjendjen dhe jetën e pjesëtarëve të familjes Vrapi shprehen  edhe fqinjët e tyre, të cilët duke patur parasysh se katër prej  tyre janë me persona me aftësi të kufizuar apelojnë për ndihmë urgjente.

 

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.