Kronikë

Përfshihet nga zjarri magazina e kafes në Fier

17:36 - 02.09.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një magazinë është përfshirë nga flakët pasditen e sotme. Ngjarja ka ndodhur në lagjen “16 prilli” në qytetin e Fierit.




Sipas policisë zjarri ra në magazinën e pjekjes dhe ambalazhimit të kafes.

Mësohet se flakët kanë shkrumbuar të gjithë stokun e kafes që ndodhej në magazinë. Sipas pronarit të magazinës Halit Osmani, dëmi shkon deri ne 500 mijë euro.

Brenda ambienteve të magazinës ka pasur edhe bombola gazi, por që janë nxjerrë jashtë nga forcat zjarrfikëse.

Paraprakisht dyshohet se shkak i rënies së zjarrit të ketë qenë një shkëndije elektrike.

Njoftimi i policisë

Në datën 02.09.2018, rreth orës 15:30, në lagjen “16 Prilli”, në magazinën me kafe në pronësi të shtetasit  H.O  ka rënë zjarr. 

Në vendngjarje u dërguan shërbimet e policisë dhe shërbimi zjarrëfikës të cilat bënë të mundur fikjen e zjarrit.

Nga hetimet paraprake dyshohet se zjarri ka rënë për shkak të një shkëndije elektrike në magazinë.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarje.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.