

Një 27-vjeçar është arrestuar në flagrancë nga policia e Durrësit gjatë vjedhjes me dhunë të një marketi në pronësi të shtetasit S.M.
Autori i arrestuar, i identifikuar si Keni Braçe, ka përdorur një pistoletë lodër për të trembur punonjësit e marketit.
Në cilësinë e provës materiale policia sekuestroi një pistolet çakmak, sasia e parave të vjedhura ( 79 300 lekë të reja), një maskë kirurgjie dhe doreza.
Mbi të riun rëndon akuza “Vjedhja me dhunë”.
Shfaq Komentet (0)