Kosova

Ortek dëbore në Brezovicë, vdes zv.ministri kosovar

15:54 - 26.01.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një person ka mbetur i vdekur nga një rënia e një orteku bore në Brezovicë të Kosovës. Lajmi  për viktimën është njoftuar nga Agjencia për Mjedisin. Po ashtu mësohet se një person tjetër ka mbetur i plagosur.




Sipas drejtorit të Agjencisë për Mbrojtjen e Mjedisit, Ilir Morina viktima është djali i ish-kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Nexhat Daci.

“Mbikëqyrësi i qendrës që i ka angazhuar agjencia, ka shpëtuar një person, duke e nxjerr në çastet e fundit të jetës. Ndërsa, personi i tjetër ka vdekur, që mendohet se është djali i Nexhat Dacit, Arian Daci”, tha Morina.

 

Daciii 1548515203 5213660

 

Arian Daci ishte emëruar Zëvendësministër në Qeverinë e Kosovës. Mësohet se në Brezovicë, familja Daci ka një vilë. Brezovica është zonë turistike në parkun e Sharrit, dhe çdo vitë stinën e dimrit vizitohet nga mijëra turist.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.