AKTUALITET

“Inflacioni parashikohet të luhatet e të kthehet në objektiv brenda një viti”, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë: Ekonomia e vendit ka lëvizur në drejtimin e pritur falë politikave monetare

16:58 - 08.05.24 Paula
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, në një deklaratë për media u shpreh se ekonomia e vendit ka lëvizur në drejtimin e pritur, falë politikave monetare, ndërsa parashikohet se inflacioni të luhatet e të kthehet në objektiv brenda një viti.




Sipas Sejkos, inflacioni do të luhatet gjatë 2-3 muajt e ardhshëm, pasi përqindja e saj pësoi një zbritje 3 muajt e kaluar, nga 3.9% në 2.7%.

Fjala e plotë e Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë:

Analiza e të dhënave tregon se ekonomia shqiptare ka lëvizur në drejtimin e pritur. Aktiviteti ekonomik, punësimi dhe paga kanë filluar të rritet, inflacioni po bien, tregjet financiare kanë qenë të qeta dhe kreditimi ka ardhur në rritje progresive. Normalizimi gradual dhe i kujdesshëm i qëndrimit të politikës monetare ka kontribuar pozitivish në këtë ecuri.

Këto trende pozitive zhvillimi do të vijojnë dhe në të ardhmen. Inflacioni do të luhatet gjatë dy-tre mujorëve të ardhshëm.

Këshilli Mbikëqyrës tregon se qëndrim aktual i politikës monetare mbetet i përshtatshëm për garantimin e stabilitetit të çmimeve në nivel afatmesme

Inflacioni i çmimeve të konsumit pësoi rënie të ndjeshme në 3 muajit e fundit. Inflacioni mesatar i tremujorit të parë zbriti në 2.7% nga 3.9 në tre mujorin paraardhës.

 

Nga këndvështrimi macro ekonomik, trendi rënës i inflacionit në vend varet nga inflacioni i partnerëve, forcimi i kursit të këmbimit dhe normalizimi i qëndrimit të politikës monetare.

Politika monetare ka patur ndikim në ruajtjen e ekuilibrave.

Tregjet financiare kanë qenë të qeta.

Ritmi i rritjes së kredisë bankare ka ardhur në përshpejtim gjatë tre ujorit të parë duke regjistruar nivel mesatar në prej 11.6%. Zgjerimi i saj ka mbuluar nevojat si për investime dhe kapital qarkullues.

Struktura e portofolit të kredisë vijon të shfaqë zhvendosje progresive drejt lekut e nxitur nga normat e ulëta interesi në lekë. Ky trend pozitiv pitet të vijojë dhe ne të ardhmen.

Aktiviteti ekonomik do të vijojë të rritet. Inflacioni parashikohet të luhatet dhe të kthehet në objektiv brenda një vitit.

Këshilli Mbikëqyrës i BSH vendosur të mbajë të pandryshuar normën e interesit 3.25%.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.