AKTUALITET

Profesori ka një porosi për Xherdan Shaqirin: Ke mjaft pasuri sa t’i blesh dy libra shqip

10:06 - 02.06.19 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Profesori Nezir Kraki, i cili ka punuar edhe si këshilltar për politikën e jashtme rajonale pranë Qendrës së Ekselencës që funksionon në kuadër të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Shqipërisë, ka komentuar futbollistin Xherdan Shaqiri.




Skuadra për të cilën luan shqiptari, fitoi mbrëmë Champions League, por profesori nga Kosova ka një porosi për të.

“Mendoj që Shaqiri ka mjaft pasuri sa me ia ble vetit 2 libra shqip e pse jo me e financu një qendër ku mësohet shqipja në Zvicër”, shkruan Kraki.

Postimi i plotë i Nezir Krakit

Lajm i mirë që një shqipe me fitu ligen e kampioneve.

Lajmi do ishte edhe më i mirë sikur kjo shqipe ta falenderonte Zotin në shqipen e origjinës, në gjermanishten e strehimit apo në anglishten e fitimit.

Sinqerisht, pa asnjë qëllim me polemizu, mendoj që Shaqiri ka mjaft pasuri sa me ia ble vetit 2 libra shqip e pse jo me e financu një qendër ku mësohet shqipja në Zvicër.

Zoti nuk i do injorantët edhe kur ata flasin arabisht.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.