BLUETOOTH

Teatri dhe televizioni, Ëngjëll Hoxha, aktori që paralajmëron diçka të madhe, ja surprizat e emisionit

13:00 - 01.10.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Egla Xhemali – Dy role në skenë dhe një produksion i ri në televizion. Ëngjëll Hoxha, një nga aktorët më të dashur për publikun, falë projekteve dhe paraqitjeve mjaft të mira vjen në një rrëfim për “Gazeta Shqiptare”, për të ndarë me ne punën në teatër, tanimë edhe atë në televizion si dhe për të na treguar disa detaje rreth vetes, përtej personazhit të njohur. Lidhja me skenën për të është tamam si procesi i katharsit. Në çdo cep të saj, ai merr frymë lirisht, teksa vishet nën petkun e një personazhi. Sa i përket emisionit që shumë shpejt do të vijë për publikun, Hoxha na shuan kureshtjen, duke thënë se emisioni do të jetë për popullin, pra është mirëmenduar që të ketë një formë të veçantë për audiencën. Më tej, na njihemi me një njeri tepër të thjeshtë, që nuk ngurron të na thotë se del nga vetja, po që pendohet shpejt. Një jetë dinamike, me pasionin për muzikën, për të cilën na zbulon se i bën miqtë të kënaqen bashkë me të. Kur çështja për teatrin ka marrë dy qasje, Ëngjëlli pohon se është pro mbrojtjes së tij, megjithatë thotë se duhet edhe një godinë e re.




Ngjitesh me dy shfaqje në skenë, një te Teatri ‘Metropol’, e tjetra tek ‘Ar Turbina’. Si është të aktualizosh personazhe që i përkasin të shkuarës?

Në fakt, nuk është e vështirë fare se e shkuara vazhdon të jetë akoma aktuale në vendin tonë. Ndryshon vetëm përshtatja.

Në një monolog për teatrin, çfarë gjen brenda teje?

Në një monolog për teatrin, unë gjej Ëngjëllin. Ëngjëlli i vërtetë është vetëm në teatër. Pastaj, televizioni është një gënjeshtër e madhe. Domethënë në televizor jam një gënjeshtër me bishë.

Si janë çastet pas provave për një shfaqje?

Çastet pas provave për një shfaqje janë si ajo cigarja pas bukës (qesh). Pas një lufte, vjen paqja. Por është një luftë që do të fillojë prapë nesër. Luftë, që mezi e pret.

engjell 4 engjell engjell1 engjell3 engjell5 engjell6
<
>

Ajo që do i thoshe tani një spektatori që ka ngrënë kokoshka gjatë një pjese teatri?

O vëlla, apo motër, kushdo qofsh, merri kokoshkat se ke ardhur në vendin e gabuar. Ne nuk jemi me titra!

Je duke përgatitur një emision tëndin. Në gjithë lëmin e spektakleve që ka aktualisht Shqipëria, çfarë risie do sjellësh për publikun?

Sa shpejt i morët vesh lajmet! Nuk është vetëm i imi emisioni. Jam pjesë e një grupi që ka punuar fort për atë produksion. Ndryshe nga emisionet e tjera, do të jetë i veçantë, se do të jemi afër popullit, me popullin. Kaq, nuk zbuloj më shumë. Pjesa tjetër, surprizë!

Kritika më e ashpër që ke marrë për veten?

Kritika më e ashpër që kam marrë për veten është kjo “Ëngjëlli bën estradë”. Përgjigja ime ka qenë: “Hajde bëje ti estradën, si Ëngjëlli”.

Përtej çdo impenjimi, si është Ëngjëlli në përditshmëri?

Jam shumë i thjeshtë, madje ka pasur raste që më kanë thënë i keq, ngaqë s’kam kohë për tjerët. E pranoj, jam i keq. Por, e keqe e domosdoshme.(qesh)

Deri ku shkon, kur del nga vetja?

Kur dal nga vetja, e teproj shumë, po kur them shumë, e teproj jashtëzakonisht, saqë i nxjerr ç’kam akumuluar për ty si individ që kur të ka bërë nëna. Por, pendohem shumë shpejt. Qaj për ato që i dua dhe ju kërkoj falje.

Pengu më i madh që ke nga rrjedha e kohës?

Pengu më i madh që kam nga rrjedha e kohës është vetë koha. Doja që dita të zgjaste 48 orë, jo 24.

Një pasion që nuk e ke bërë më parë publik?

Këndimi (qesh). Vdes të këndoj. Këndoj shumë keq. Këndoj muzikë orientale, por që të tjerët kënaqen kur këndoj unë, qeshin. Kënaqem edhe vetë. Kjo është kënaqësi e ndërsjellë.

Në ditët kur gëlojnë zërat për mbrojtjen dhe prishjen e Teatrit Kombëtar, në cilën anë pozicionohesh?

Pozicionohem në mbrojtje të teatrit, por me godinë të re. Jo ashtu siç është. Jam njeri komod dhe dua gjëra komode.

 

 

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.