AKTUALITET

Rikthehen ditët me diell në të gjithën vendin, fundjava parashikohet me mot të qëndrueshëm

07:22 - 27.04.24 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Dita e sotme, e shtunë 27 prill, do të jetë në ndikim të kushteve atmosferike realaivisht të qëndrueshme.




Moti parashikohet të jetë me kthjellime dhe në orët e mesditës zhvillim të vranësirave përgjatë relieveve malore, aty ku dhe do të pasohen nga reshje shiu.

Dita e Diel do të jetë në ndikim të kushteve atmosferike të qëndrueshme. Orët me diell do të mbizotërojnë në pjesën më të madhe të vendit.

Era do të jetë nga kuadrati i jugut me shpejtësi mesatare deri në 6 m/sek, e cila hera-herës përgjatë vijës bredgetare fiton shpejtësi deri në 10m/sek.

Valëzimi në dete pritet të jetë i ulët i forcës 1-2 ballë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.