Kronikë

Tentoi të blejë cigare me euro të falsifikuara, arrestohet 19-vjeçari në Lezhë

10:38 - 15.12.19 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një 19-vjeçar është arrestuar pasi ka tentuar që të blejë cigare me lekë të falsifikuara. I riu me inicialet B.E., ka dhënë 4 kartmonedha të falsifikuara me prerje 50 Euro.




Njoftimi i Policisë:

Lezhë

Tenton të bleje cigare me lekë të falsifikuara, arrestohet në flagrancë nga Policia.

Gjatë kontrollit i janë gjetur e sekuestruar edhe 4 kartmonedha të tjera të falsifikuara, të prerjes 50 Euro.

Specialistët për hetimin e krimit ekonomik – financiar në Drejtorinë e Policisë Lezhë, pas njoftimit të marrë se një shtetas në një dyqan, në qytet Lezhë, ka blerë paketa cigaresh duke paguar me një kartmonedhë 50 Euro të dyshuara të falsifikuara, kanë organizuar punën duke arrestuar në flagrancë shtetasin B.E., 19 vjeç, banues në Mamurras.

Gjithashtu, gjatë kontrollit fizik i janë gjetur e sekuestruar në cilësinë e provës materiale edhe 4 kartmonedha të prerjes 50 Euro, të dyshuara të falsifikuara.

Materialet procedurale në ngarkim të tij iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë për veprën penale ” Falsifikim i monedhave”.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.