Kryesore

E PLOTE/ “Jo censurës”, fjalimet e gazetarëve kundër ‘paketës antishpifje’ në tryezën e opozitës

11:54 - 16.12.19 Gazeta Shqiptare

Komuniteti i gazetareve u shpreh sot mjaft i shqetesuar per te ashtuquajten “pakete antishpifje”, nje nisme ligjore e qeverise per te kontrolluar permbajtjen e mediave online. Ky shqetesim u trajtua sot ne tryezen e opozites te organizuar nga PD, per te kundershtuar projektligjin e censures. Me poshte, pjese nga fjalimet e gazetareve ne tryeze.



Aleksander Cipa:

Ky ligj eshte nje kercenim per fjalen e lire. Vijme ketu ne kete takim sepse e konsiderojme nje ceshtje shume te rendesishme per pluralizmin. Asnjehere nuk ka pasur nje adresim te tille censurues mbi nje draft te tille sic po ben qeveria. Ky draft mbart ne vetevete probleme shume serioze ne institucionalizmin e censures sic eshte AMA, bordi i AMA ka brendine e nje agjensie censure. Investoni qe te zhbehet ky draft.

Lutfi Dervishi:

Nuk mundet qe kjo kokefortesi me ligjin e ri te shkoje deri ne fund. Ligji per te drejten e informimit dhe nese sheh perfonancen e ketij ligji eshte duke u tretur. Nuk ka me gazetare dhe lideret behen media. Ne rastin e termetit, nese gazetaret nuk do te ishin, autoritetet do te ishin ne panik dhe fake news do te mbizoteronte.

Agron Gjekmarkaj:

Derisa te zhbehet ky ligj ne do te jetojme ne nje demokraci te kufizuar. Opozita duhet te reagoje ne protesta si ne ceshtjen e lirise se votes. Kete duhet ta beje shoqeria dhe jo vetem 2-3 mije gazetare. Nese shoqeria nuk pergjigjet nuk eshge faji i opozites por i shoqerise e cila do te duroje edhe probleme te tjera pervec censures dhe lirise se informimit te drejte.

Armand Shkullaku:

Ligji eshte dicka shume e rende. Nuk jemi per ti bere gjyqin nje personazhi si Edi Rama qe tani prodhon filma sic e kishte bere sot.

Premtimi i anulimit te ligjit duhet te kthehet ne akt.

Ky ligj special behet per te mbrojtur nje grup njerezish qe skandalet, si Unaza te mos dalin ne siperfaqe.

Nese nuk do ekzistonin disa media qe veprojne si qeliza te lira, asgje nuk do merrej vesh.

ERTV eshte me keq se Zeri i Popullit e cila vjen drejtperdrejt ne koken e shqiptareve.

Qeveria dhe bashkia kane nje staf prej 30 vetesh ku sjellin lajmin e gatshem.

Ne nuk lejohemi te marrim pjese ne aktivitetet e kryeministrise bashkise dhe tani kane filluar edhe ministrat.

Ju keni mundesine te na tregoni se informimi eshte i lire dhe te gjithe te kene te drejte te informohen. Sjellja juaj ndryshe eshte nje mundesi qe demokracia funksionon.

Aranita Brahaj:

Per fat te keq ky ligj do te kaloje. Nuk kemi nje Gjykate Kushtetuese qe ta gjykoje. Ky ligj eshte censurim ndaj fjalen se lire dhe jo vetem shpifje.

Ju bej thirrje qe te pakten ne mediat e tyre sociale banerat kunder paketes se z.Rama te jene prezente.

Enton Abilekaj:

Nese nuk do te kishim mediat do te shihnim se si njerezit do ti puthnin doren kryeministrit.

Pas ketij ligji do te shohin vetem skena te tilla.

Do te jemi te ngjashem ne Korene e Veriut.

Media po mundohen te perfaqesohen tek te gjithe shqiptaret.

Rama ka afesi te aktroje dhe media nuk llogaritet.

Kush do pasqyroje realitetin se njerezit nuk kane ku te flene?

Pas ketij ligji nuk do te kene ku te flasin. Duhet te veme perpara pergjegjesise qeverine.

Mbeshtetja duhet te jete nga te gjithe njerezit. Opozita nese nuk ka media te lire nuk mund te jete e lire te shprehe shqetesimet e veta.

Ujku nuk mund te zgjidhe problemet ne kete vend.

Ne kemi gabimet tona sepse jemi ne balle te qeverise.

Ne duhet te mendojme si do te veprojme pas kesaj. Te therrasim ambasadoret si te vetmit faktore qe te ndale kete. Nuk eshte nje problem per nje grup gazetaresh por per nje standard qe nuk duhet te preket.

Nuk mund te jemi vend kandidat ne BE nese nuk ka liri te shorehjes dhe kete e sfidon Edi Rama qe vendi i tij eshte vend anetar ne KiE.

Erion Kristo:

Erdha me kenaqesi sepse ky eshte termet me i rende me pasoja shume afatgjata.

Pershendes Ilir Zelen se ne Shqiperi ka socialist me shtylle kurrizore.

Acromax vepron per te censuruar cdo gje qe ne themi ne emision.

Ajo qe them ne emision do i kthej ne video.

Rama kerkon te zhduke komunikimin.

T’i prishim festen e marrjes se flamurit, sic di ai si i gjate qe eshte, kur te marre presidencen e OSBE.

Ergys Mertiri:

Media eshe kapur nepermjet konfliktit te interesit. Qeveria e ka kapur teresisht terrenin e informacionit. Ligji i adresihet medias perierike i ben shantazh portaleve dhe emisioneve periferike. Eshte dramatike. Oligarki e medias. Kjo duhet ngitur me shume peshe. Edi Rama mund te kaloje cdo lloj ligji. Qeveria e ben serbez nje ligj kunder gazetareve. Per sa kohe eshte video politike qeveria shan dhe ofendon, censuron dhe eshte 24 ore ne media. Ketu nuk ka sens. Ka nje ortakeri. Te mos e marrim me si marredhenie mes politikes dhe shtypit. Nuk eshte thjesht i politikes dhe gazetareve por i qytetareve ku po instalohet nje sistem autoktatik. Fjala e lire dhe drejtesia e pavarur jane dy siguresat qe pa to demokracia bie.

Edi Rama mund te cohet me pizhame dhe te thote qe Shqiperia eshte ne diktature.
Nuk kemi qene kurre ne kete monopolizim ndaj medias .

Nuk kemi pasur kurre kaq shume media pro qeverise, perkundrazi kane qene kundra dhe i sulmonin.

Jemi ne situaten a do te mbrojme demokracine apo do kthehemi ne diktature.

Spartak Koka:

Jam hequr nga puna sepse nuk ndiqja vijen editoriale.

ERTV po mban ne pronesi kontektin video. Rames mund ti linde deshira qe te heqe nje fjale nga deklaratat e tij ne nje media online e te mos kete te drejte ta perdore video me vone.

Kjo eshte shume e rendesishme.

Ne nuk kemi akses ne kryeministri, ministri dhe institucione.

Pas termetit nje zv/drejtor policie ndalonte gazetaret pertej shiritit te sigurise ndersa perfaqesues te qeverise hynin dhe filmonin pa asnje problem.

Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

CLOSE
CLOSE