BOTA

Rrëzimi i avionit ukrainas, Mediat në SHBA: U qëllua nga raketat e Iranit

18:53 - 09.01.20 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Avioni ukrainas, i cili u rrëzua në Teheran duke shkaktuar 176 viktima, është qëlluar nga raketat iraniane.




Lajmin është bërë i ditur nga ‘Newsweek’ dhe CBS Neës të cilat citojnë tre burime: 1. Pentagonin, 2. Inteligjencën amerikane dhe 3.Inteligjencën Irakiane.

CBS Neës raporton se zyrtarët amerikanë janë të bindur se Irani goditi fluturimin 752, duke shpjeguar se inteligjenca amerikane zbuloi radarët antitrapë që ndizeshin para përplasjes. Satelitet zbuluan dy rrahje infra të kuqe, të dyshuara për lëshimin e raketave SA-15, që u pasuan nga një tjetër goditje, shpërthimi i avionit.

Ndërkohë, zyrtarët e Ukrainës kanë pezulluar fluturimet me Iranin derisa të përcaktohet shkaku i rrëzimit të avionit ukrainas menjëherë pas ngritjes nga aeroporti ndërkombëtar i Teheranit të mërkurën në mëngjes.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.