Kronikë

U arrestua gjatë aksionit antidrogë, një ndër të prangosurit, vëllai i shefit të komisiariatit të policisë

12:43 - 18.01.20 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Nga operacioni kundër trafikut të lëndëve narkotike, që u zhvillua nga policia, ku ranë në pranga 7 persona, mësohet se mes të arrestuarve është dhe Pajtim Aga, vëllai I shefit të policisë së Dibrës, Robert Aga.




Ai është një emër i njohur për policinë, pasi është arrestuar edhe në vitin 2016 , pasi u kap me kokainë. Ndërsa drejtuesi i policisë Pajtim Aga është akuzuar nga opozita se është i lidhur me trafikant droge. Robert Aga është kallëzuar nga PD për blerje votash në zgjedhjet lokale në Dibër, ndërsa ka pasur akuza edhe se zotëron parcela kanabisi në Dibër.

Emri i Robert Agës u përfol tepër në vitin që kaloi, për shkak se emri i tij doli edhe në përgjimet e gazetës gjermane BILD, për blerjen e votave në bashkinë e Peshkopisë në votimet e shatorit të 2016-s. Shefi i policisë, Robert Aga dëgjohet duke folur me ish-ministrin Damian Gjiknuri, deputetin Xhemal Qefalia, Ulsi Manjën dhe ish-ministrin Saimir Tahiri, ku këtij të fundit i thoshte midis të tjerash: “Jam ushtari yt”.

Ndërsa vëllai i tij, Pajtim Aga njihet si biznesmen në qarkun e Dibrës, ku prej disa vitesh ka hapur një televizion kabllor, ndërsa problemet e tij me policisë janë të hershme. Më 25 shtator 2016, Pajtim Aga u arrestua nga Policia e Lezhës pasi iu gjetën 320 gramë kokainë. Dy vite më vonë, në 2018-n, Aga humbi në mënyrë misterioze djalin Mateon 21 vjeç u zhduk pa lënë gjurmë nga Maqellara, pak kilometra nga qyteti i Peshkopisë. Familjarët thanë në atë kohë djali mund të jetë rrëmbyer dhe që prej atij momenti nuk dihet asgjë për fatin e tij.

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.