Kryesore

Debati për anëtarët e Kushtetueses/ Meta i drejtohet zyrtarisht Komisionit të Venecias

15:40 - 21.01.20 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kreu i shtetit Meta i është drejtuar zyrtarisht Komisionit të Venecias lidhur me shkeljet kushtetuese dhe ligjore që ka bërë Kuvendi me zgjedhjet e dy anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese.




Lajmi u bë i ditur nga zëdhënësi i Presidentit Meta, Tedi Blushi, i cili përmes një njoftimi në “Facebook”, shton dhe faktin se nesër do të publikohen në faqen zyrtare të Kreut të Shtetit kërkesa dhe pyetjet drejtuar Venecias.

“Venecia gjithmonë e mirëpritur. Sot Presidenti Meta i është drejtuar zyrtarisht Komisionit të Venecias lidhur me shkeljet kushtetuese dhe ligjore që ka bërë Kuvendi me zgjedhjet e dy anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese.

Nesër do të publikohen në faqen zyrtare të Kreut të Shtetit, kërkesa e Presidentit Meta për Komisionin e Venecias dhe pyetjet konkrete drejtuar atij”, shkruan zëdhënësi i Presidentit Meta.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.