KULTURË

“Iluzioni i madh” në kujtim të Traktatit të Elizesë

11:30 - 22.01.20 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Me rastin e festimit të 57 vjetorit të Traktatit mbi bashkëpunimin franko-gjerman (i quajtur Traktati i Elizesë) Ambasadori i Gjermanisë në Shqipëri Peter Zingraf dhe ambasadorja e Francës në Shqipëri Christina Vasak kanë organizuar shfaqjen e filmit “Iluzioni i madh”, një kryevepër e kinemasë, me autor Jean Renoir.
Shfaqja bëhet këtë të mërkurë në orën 18:30 në Kinema Millenium
Filmi është në gjuhën frënge dhe gjermane me titra shqip.




”Iluzioni i madh” nga Jean Renoir (1937 – 1h57 – Dramë) Lufta e Parë Botërore. Disa ushtarë janë zënë rob nga komandanti von Rauffenstein, një gjerman i rafinuar dhe i sjellshëm. Pasi dërgohen në një kamp të burgosurish, ata ndihmojnë shokët e tyre të dhomës për të gërmuar një tunel të fshehtë. Por të burgosurit transferohen një ditë para se të arratisen. Ata dërgohen në një kështjellë të sigurisë së lartë nën drejtimin e von Rauffenstein. Ky i fundit i trajton të burgosurit, mirësjellje, madje krijon edhe miqësi me Boeldieu. Por oficerët francezë përgatisin një arratisje të re. Filmi “Iluzioni i madh” konsiderohet si një nga kryeveprat e historisë së filmit. I realizuar në vitin 1937, kur nisën të dalloheshin shenjat e para të një rreziku të ri ndaj paqes botërore, ky film pozicionohet qartë kundër nacionalizmit, luftës dhe dallimeve klasore e racore. Mesazhi i filmit që të gjitha racat, klasat dhe shtresat mund të jetojnë së bashku në paqe, e shndërron atë në një klasik përtej kohës së tij. Për shkak të imazhit miqësor të Gjermanisë, në Francë filmi u censurua ashpër. Në Gjermani filmi u ndalua për shkak të pacifizmit të shfaqur në të, dhe më 1 tetor 1940 autoritetet pushtuese gjermane ndaluan shfaqjen e tij në Francë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.