POLITIKË

“Kryebashkiaku i Bulqizës konsumon kokainë”/ Manjani: Qeveria ta shkarkojë në sekondë, video shokuese

21:44 - 22.01.20 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

I ftuar në emisionin “Real Story”, në News24, ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani tha se video ku kryebashkiaku I Bulqizës, Lefter Alla konsumon kokainë është shokuese.




Manjani u shpreh se, Alla duhet të shkarkohet në sekondë, ndërsa shton se kryebashkiaku nuk mund të shërbejë më me këtë fytyrë, me “surratin e mallit”.

“Lefter Alla nuk mund të jetë më kryetar bashkie dhe të kuptojë situatën. Qeveria duhet ta shkarkojë në sekondë. Ligjërisht është diskutim tjetër, por nga ana morale nuk mund të jetë më në krye të Bashkisë Bulqizë. Nuk di nëse ka shkelje ligjore apo jo, por është video shokuese. Një kryebashkiak nuk mund ta bëjë detyrën duke qenë nën efekt droge.

Është element që e bën të pamundur kryerjen e detyrës. Qeveria sheh një kryebashkiak që ka probleme dhe duhet shkarkuar. Të jetë për mua, edhe kryetari i Bashkisë Lushnjë duhej shkarkuar. Këto janë gjëra të rëndë për jetën publike. Ka ca kode etike e morale. Detyra morale kërkon fytyrë, kërkon surrat. Me çfarë fytyre do shërbesh me fytyrën e mallit apo që të kanë hedhur bombë në zyrë?”, tha Manjani.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.