Kryesore

“Meta nuk ka imagjinatë përtej heronjve të komunizmit!”- Kreu i LRE flet për opozitën dhe votën e emigrantëve: Shoqatat patronazhiste në diasporë punojnë për llogari të Ramës

15:19 - 25.04.24 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kreu i LRE, Arian Galdini, së fundmi në podkastin e tij, ka folur rreth Reformës Zgjedhore dhe votimit nga emigrantët shqiptarë nëpër botë.




Galidni u shpreh se atyre nuk mund tu mohohet kjo e drejtë politike. Ai theksoi shoqatat patronazhiste në diasporë kanë bërë atë që quhet krehja e diasporës, për llogari të PS dhe Edi Ramës.

“Kanë bërë që të dali Edi Rama të shkoj ne Milano, Londër, e të tregoj se është i mirëpritur edhe në diasporë”, tha ai.

Ndër të tjera, ai u ndal edhe tek vota elektronike, ku u shpreh se afatet nuk janë në favor të saj, dhe se shteti ynë nuk ka një parashikim buxhetor për të siguruar votën elektonike.

“Sa për votën elektronike, afatet nuk janë në favor të saj. Partitë e mëdha e din që një shtet, funksionin me parashikime buxhetore, dhe s’kemi ndonjë parashikim të tillë për të siguruar votën elektonike. Që të jemi të sigurt që vota nuk manipulohet, fatura duhet ti parashikojë të tilla çështje. Të gjithë palët duhet të jeni të sigurta dhe të qeta”, tha ai.

Galdini: Shqiptarët e kanë të vështirë që ta rrumbullakosin jetën tyre ne e-albania, por kjo nuk do të thotë që ne duhet tu mohojmë atyre të drejtën politike. E kemit thënë që diaspora është një kontribuuese solide ne ekonominë e vendit sepse kontribuon me investime, remitanca, për rrjedhojë, e drejta politike nuk mund tu mohohet, tu refuzohet.

Ideja e Lëvizjes së re në një tryezë është propozuar që regjistrimi i diasporës të mos bëhet nëpërmjet e-albania, të mos ketë përzgjedhje. Shoqatat patronazhistë në diasporë kanë bërë atë që quhet krehja e diasporës, për llogari të  PS dhe Edi Ramës. Kanë bërë që të dali Edi Rama të shkoj ne Milano, Londër, e të tregoj se është i mirëpritur edhe në diasporë.

Sistemi hink, kërkon që çdo shqiptar i diasporës nëse duan të votojnë, duhet t’ja lëshoj sekretet e veta, vuajtjet e veta e-albanias, qeverisë dhe iranianëve, se na hakerojnë sa herë të duan. 70-80% e shqiptarëve kanë ikur në mënyrë ilegale, dhe mënyrat se si kanë marrë letrat varet nga kjo mënyrë ilegale që kanë ikur.

Nuk mund tua kushtëzojmë të drejtën e votës duke na lënë të drejtën e sekretet e tyre dhe t’ja japin qeverisë dhe ti kërcënojnë duke i thënë ‘do i tregoj se je regjistruar si kosovar për të marrë letrat”, “ke përfituar azil me letra falso’.

Sa për votën elektronike, afatet nuk janë në favor të saj. Partitë e mëdha e din që një shtet, funksionin me parashikime buxhetore, dhe s’kemi ndonjë parashikim të tillë për të siguruar votën elektonike. Që të jemi të sigurt që vota nuk manipulohet, fatura duhet ti parashikojë të tilla çështje. Të gjithë palët duhet të jeni të sigurta dhe të qeta.

Ndër të tjera, Galdini u ndal edhe tek ish-presidenti Meta, i cili së fundmi ka prezantuar ndryshime në statutin e Partisë së Lirisë.

Kreu i LRE u shpreh se që në vitin 2003 ku është krijuar partia e LSI-së (tani PL) e Ilir Metës dhe deri në 2023, ditë kur ky doli nga presidenca, LSI ishte një parti qartësisht e majtë.

Ai e cilësoi Metën simbolikë të 5 Majit, pasi e quan veten ‘Vojo Kush’, ndërsa shtoi se “edhe pse sot e shpall veten të djathtë, thotë Partia e Lirisë ka 300 mije Vojo Kush, nuk ka imagjinatë përtej heronjve të komunizmit”

Galdini: Që në vitin 2003 ku është krijuar partia e LSI e Ilir Metës dhe deri në 2023, ditë kur ky doli nga presidenca, LSI ishte një parti qartësisht e majtë. Një parti e majtë tradicionale që kërkonte votat e veteranëvë, dëshmorëve, shkonte varrë më varr dëshmori dhe puthte të gjithë tullat me kapele republike për të treguar se sa pesmajistë është Ilir Meta. Meta është simbolika e 5 Majit, se e quan veten e thotë ‘jam Vojo Kush’, pra edhe sot se e shpall veten të djathtë, thotë Partia e Lirisë ka 300 mije Vojo Kush, atje është mendja e tij, nuk ka imagjinatë përtej heronjve të komunizmit.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.