Show-Bizz

Rikthehet INTV, Fatma Methasani bëhet drejtoreshë e televizionit

15:30 - 23.01.20 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

INTV, i cili u mbyll vetëm pak muaj më parë do të rikthehet, por këtë herë me një ndyshim.




Përmes një postimi në “Instagram”, Fatma ka bërë të ditur se nuk do të rikthehet si moderatore, por do të jetë në krye të televizionit.

“Nuk para bëj nga këto postime, por le të themi që e ka fajin pritja e ëmbël. MAD 2014…Unë,një çamarroke me konversa që kërcente siper divanit. IN 2019…Mbyll një kapitull 5 vjeçar të një emisioni që pa e kuptuar u bë stil jetese. Sot..Do vazhdoj ti mbaj konversat dhe pse kësaj here në zyrë, për të drejtuar televizionin që më mësoi se gjërat e bëra me dashuri,funksionojnë gjithmonë.  Për momentin po presim me padurim bebushin, pastaj mezi pres gjithashtu ti dedikohem edhe fëmijës artistik. Të cilin jam e bindur, ju do e dashuroni versionin e ri të IN tv Albania. Energjia apo dashuria e ekipeve që kanë ndërtuar e drejtuar Mad tv apo In tv, dhe dashuria që më keni dhuruar ju që më keni ndjekur,më kanë frymëzuar pafund. Na presin gjëra të mrekullueshme! Është bukur të jesh IN”.

Mes komenteve bie në sy komenti i Alfios i cili i shkruan: “Drejtoresha me e mire dhe me e bukur ne bote”.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.