Kronikë

Tentoi të kalojë drogë në “Qafë Botë”, shkarkohet nga detyra doganieri

19:51 - 21.02.20 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Drejtoria e Përgjithshme e Doganave ka shkarkuar nga detyra doganierin Arten Ibrahimi, pasi ky i fundit tentoi të kalojë një sasi droge në pikën kufitare “Qafë Botë” për ta çuar drejt Greqisë.




Ibrahimi punonte si doganier në pikën kufitare të “Tre Urave” në Përmet.

Drejtoria e Përgjithshme e Doganave bën me dije se posedimi i lëndëve narkotike nga një zyrtar i saj përbën shkelje të rëndë të disiplinës në punë duke ulur imazhin e Doganës.

NJOFTIMI NGA DOGANA

Shkarkohet nga detyra doganieri që u kap me lëndë narkotike

Drejtori i Përgjithshëm i Doganave, Gjon Bardhi, ka reaguar duke i zgjidhur menjëherë marrëdhëniet e punës shtetasit Arten Ibrahimi, me detyrë doganier peshore/Pikë Kontrolli, Zyra e Operacioneve Doganore, Dega Doganore Tre Urat.

Zgjidhja e marrëdhënieve të punës me shtetasin në fjalë u bë pas ndalimit nga Policia të tij në Pikën Kufitare të Qafë Botës, ku në mjetin që ai drejtonte u gjet lëndë narkotike.

Për vetë përgjegjësitë veçanta që ka Dogana Shqiptare konsiderohet shkelje shumë e rëndë kur nga vetë punonjësit e ADSH shkelen ligjet që rregullojnë punën e Doganave Shqiptare, ose që kanë lidhje me të dhe për të cilat janë ngarkuar ti zbatojnë.

Në këto kushte, posedimi i lëndëve narkotike përbën shkelje shumë të rëndë të disiplinës në punë, duke ulur imazhin dhe integritetin e ADSH,

cënuar misionin e Doganës në arritjen e standardeve më të larta të etikës në fitimin e besimit të publikut.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.