AKTUALITET

Tritan Kalo: Si të ruhemi nga Coronavirusi

11:14 - 23.02.20 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Mjeku i njohur infeksionist Tritan Kalo, ka dhënë disa këshilla sesi të ruhemi nga Coronavirusi. Sipas infeksionistit është shumë e rëndësishme që të lahen duart sa më shpesh. Kalo ka ftuar të gjithë qytetarët që të behën pjesë për të përballuar riskun që vjen nga Coronavirusi. “Sensibilizimi në këtë drejtim prej gjithsecilit prej nesh në mendimin tim, ndihmon më shumë se ironizimet sarkastike në prononcimet tona në FB…




Para rrezikut iminent, teorizimet e shumta në këtë drejtim janë të pabukta… Të kuptojmë qartë mesazhet që na vijnë si nga specialistët e fushave të Epidemiologjisë e Shëndetit Publik, Specialistët e Sëmundjeve Infektive si dhe të Urgjencave Mjekësore, e të bëhemi të gjithë pjesë e përballimit të këtij risku, sikundër është mundësia e hyrjes së Covid-19 në Shqipëri….. Infeksioni nga Covid-19 është një formë tjetër e manifestimit të GRIPIT, por me rrezikshmëri më të madhe …..Mendjekthjellët dhe vullnetplotë uroj dhe shpresoj se do t’ia dalim!!!”, shprehet ai.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.