AKTUALITET

Edhe Greqia me frikën nga Koronavirusi, merren masa urgjente, dalin rezultatet edhe për dy persona

10:08 - 24.02.20 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Koronavirusi ka alarmuar botën mbarë, teksa janë shënuar të infektuar dhe viktima në shumë vende. Së fundi, ky virus vdekjeprurës, që shpërtheu në Kinë në fund të dhjetorit 2019, është kthyer tashmë në alarm edhe në Evropë, teksa ka shënuar një viktimë në Francë dhe katër në Itali, ndërsa ka të infektuar në shumë shtete të tjera.




Paniku ka mbërritur edhe në Greqi e Shqipëri, ku janë marrë masa të shumta në të gjitha pikat kufitare. Ndonëse deri më tani nuk raportohet për asnjë të infektuar në Greqi, gazetarja Ira Londo raportoi për “BalkanËeb” se qeveria greke po merr masa urgjente për t’u përballur me situatën, që mund të ndryshojë nga dita në ditë.

Siç raportoi gazetarja e “BalkanWeb” nga Greqia, dy shtetasit grekë, që ishin kthyer nga kroçiera në Japoni, pas kontrolleve mjekësore, kishin rezultuar negativ, pra nuk ishin të prekur nga koronavirusi, por që vijojnë të mbahen në karantinë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.