Kryesore

Kallëzimi i Presidentit në SPAK/ Zbardhen emrat, ja kush janë të akuzuarit për shpërdorim detyre dhe falsifikim

16:33 - 24.02.20 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka depozituar ditën e sotme kallëzimin penal  në Strukturën e Posaçme Anti-Korrupsion, ndaj ministres së Drejtësisë Etilda Gjonaj, Sekrerit të Përgjithshëm të Ministrisë së Drejtësisë Gentian Deva dhe Drejtoreshës së Qendrës së Botimeve Zyrtare Etleva Haxhia.




Ata akuzohen se në bashkëpunim, kanë konsumuar veprat penale të mëposhtme:
1. “Shpërdorim i Detyrës”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal;

2.“Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga neni 245/1 i Kodit Penal;

3.“Falsifikim i dokumenteve”, parashikuar nga neni 186 i Kodit Penal

4.“Përvetësimi i titullit apo i detyrës shtetërore”, parashikuar nga neni 246 i Kodit Penale.

Edhe këtë kallëzim Presidenti e depozitoi pranë Prokurorisë së Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit (SPAK) jo vetëm nisur nga fakti që është një hap procedurial vijues në vijim të Kallëzimit të bërë në datë 19.11.2019 dhe Kallzimit Shtesë të bërë në datë 18.02.2020, por dhe për faktin se kompetenca lëndore i përket SPAK sipas nenit 148/4 dhe 135/2 të Kushtetutës dhe neneve 25/3 dhe 75/a të Kodit te Procedurës Penale.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.