Aktualitet

Shqiptarja nga Milano: Qyteti është bosh, njerëzit rradhë nëpër supermarkete për ushqimet. Kudo ka polic dhe mjek

11:37 - 24.02.20 gsh

Lydra Arkaxhiu, një shqiptare e cila jeton në Milano të Italisë ka komentuar për Neës24 situatën me koronavirusin ditët e fundit.



Ajo thotë se në 10 zona të nxehta të Lombardisë janë bllokuar totalisht, duke mos u lejuar as hyrja dhe as dalja nga to. Po ashtu ajo shpjegon se Milano është bërë tashmë një shkretëtirë dhe njerëzit mbajnë radhë nëpër supermarkete për t’u furnizuar për 7 ditët e ardhshme me ushqimet bazë.

Më tej ajo thotë se në ndërmarrjet funksionale, ka mjekë dhe infermierë të cilët matin temperaturën dhe nëse konstatojnë diçka të tillë qytetari nuk lejohet të lëvizë por merren masa të menjëhershme.

”Unë sot shikoj diferencën. Dita e djeshme ka qenë shumë e vështirë sa i përket lajmeve se kemi patur overdozë informacionesh por edhe për sa i përket që unë punoj për një ndërmarrje sigurimesh dhe zyra jonë e personalit ka nisur shumë komunikacione me email për sa i përket koronavirusit. Sot erdha në zyrë sepse nuk jam në zonat e kuqe por Milano është shkretëtirë nëse e krahasojmë me ditët e tjera. Unë marr trenin Metropolitano dhe e shoh.

Sa i përket transportit publik po vijon rregullisht, ndërmarrjet kanë bllokuar totalisht për 7 ditë punën që banojnë zonat e kuqe. I është ndaluar hyrja nëpër zyra. Kolegët e tjera punojnë nga zyra. Ndërmarrja ne na ka ftuar që të marrim 2 ditë punë nga shtëpia. Kur arrita personeli ishte poshtë që na mat temperaturën dhe kemi edhe mjekë në ndërmarrje.

Vjen mjeku dhe infermieri aty ku jemi nëse ndjejmë veten me temperaturë.

Në Lombardi ka të paktën mbi 10 komuna që janë të bllokuara, pra nuk lejohet as hyrja dhe as dalja, ka postblloqe policie. Në Milano ka shkuar numri 100, 112 dhe po rritet.

E konfirmoj, isha në supermarket dje dhe ishte e pamundur t’ju afroje atyre. Njerëzit prisnin dy orë në radhë për të blerë ushqimet bazë. Vazhdojnë kërkimet, nuk është e thjeshtë pasi u zbulua ndoshta mbasi virusi ka qenë prezent në Itali dhe për doktorët dhe kërkuesit që merren me kërkimin e pacientit zero është shumë e vështirë, nuk kemi të reja sa i përket identifikimit të pacientit zero. Niveli i tensionit vijon të rritet çdo minutë.”- tha Arkaxhiu.

Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.