Rajoni

Koronavirusi/ Shënohet rasti i parë në Maqedoninë e Veriut

17:26 - 26.02.20 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, në një konferencë të jashtëzakonshme ka bërë të ditur se në Maqedoninë e Veriut është shënuar rasti i parë me koronavirus.




Ai u shpreh se bëhet fjalë për për një paciente që kishte ardhur nga Italia, e cilsa ka rezultuar positive gjatë testit të zhvilluar në orët e pasdites në Infektologji.  Pacientja është e shtruar në repartin e infektologjisë por është në gjendje stabël. Ajo ka qenë në Itali për një muaj. Ministri tha se nuk ka nevojë për panik dhe se po merren të gjitha masat.

“Bëhet fjalë për grua, e cila ka qëndruar në Itali tek të afërmit e saj për një muaj. Dy javë të tëra ka qenë e sëmurë dhe është trajtuar në Itali, megjithatë nuk i janë bërë analiza të virusit Corona. Do të bëhen analiza të gjithë udhëtarëve të cilët kanë qenë bashkudhëtarë me të, për të parë nëse edhe tek ta është prezent virusi vdekjeprurës. Gruaja do të qëndrojnë në izolim 14 ditor në Klinikën për sëmundje Infektive, në repartin e posaçëm për izolim- tha Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe.

Kujtojmë se një rast është shënuar dhe në Greqi, ndërsa bëhej fjalë për një 38-vjeçare e cila kishte qëndruar në Itali.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.