Kryesore

Djali denoncon të atin për dhunë ndaj nënës/ Nëntë raste dhune në familje në 24-orë

10:59 - 20.04.24 E.P
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Policia e Kosovës njofton se për 24-orë janë raportuar disa raste të dhunës në familje, ku gratë denoncojnë burrat për dhunë fizike e psikike.

Rastet e dhunës janë paraqitur në Lipjan, Fushë Kosovë, Ferizaj, Klinë, Istog, Malishevë e Mitrovicë.
Rastet e dhunës

Njoftimet:

Fushë Kosovë 19.04.2024-04:00. Ankuesi mashkull kosovar, ka njoftuar se pas një mosmarrëveshje lidhur me kujdesin ndaj fëmijës, ish gruan e tij e dyshuara femër kosovare e ka kanosur dhe sulmuar fizikisht. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. E dyshuara është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Fushë Kosovë 19.04.2024-13:40. Është shoqëruar në stacionin policor e dyshuara femër kosovare, pasi që e njëjta pas një mosmarrëveshje kishte kanosur bashkëshortin e saj viktimën mashkull kosovar. Pas intervistimit me vendim të prokurorit rasti procedohet në procedurë të rregullt.

Fushë Kosovë 19.04.2024, 14:19. Ankuesja femër kosovare, ka njoftuar se pas një mosmarrëveshje është ofenduar nga bashkëshorti, i dyshuari mashkull shtetas i Shqipërisë. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit pas intervistimit lirohet në procedurë të rregullt.
Lexoni të plotë rastet e dhunës të raportuara në Polici
Njoftimet:

DHUNË NË FAMILJE – Prishtinë 18.04.2024-17:30. Lidhur me rastin me datë 19.04.2024 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje.

Ferizaj 19.04.2024-18:40. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi dyshohet se ka kryer veprën e lart-cekur ndaj bashkëshortes së tij. I dyshuari me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje.

Klinë 18.04.2024-04:00. Viktima femër kosovare, ka njoftuar se pas një mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i dyshuari mashkull kosovar. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit lirohet në procedurë të rregullt.

Istog 13.04.2024-22:00. Ankuesi mashkull kosovar, ka njoftuar se babai i tij, i dyshuari mashkull kosovar kishte ushtruar dhunë psikike ndaj viktimës femër kosovare-nënës së ankuesit dhe i kishte kanosur anëtarë e tjerë të familjes. I dyshuari është arrestuar dhe nga ai është konfiskuar një pushkë gjuetie me 12 fishekë për të cilën nuk kishte leje. Pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Malishevë 18.04.2024-12:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti kishte ushtruar dhunë ndaj fëmijëve të tij të mitur. Viktimat kanë pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Mitrovicë 19.04.2024-21:00. Dy viktimat femra kosovare, kanë njoftuar se edhe pse kanë urdhër-mbrojtës, babai i tyre i dyshuari mashkull kosovar është duke i shqetësuar në vazhdimësi. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit dërgohet në mbajtje.
/Telegrafi

Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.