Kronikë

Foto/ Operacioni “Besa”, shkatërrohet banda e trafikut ndërkombëtar të drogës në Itali, arrestohen 20 shqiptarë

17:09 - 05.03.20 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Policia italiane ka finalizuar me sukses operacionin antidrogë ndërkombëtarë  “Besa 2018”, ku janë arrestuar 25 persona. Ndër to, 20 ishin shqiptarë, 1 kosovar, 2 italianë, 1 nga Maqedonia e Veriut dhe 1 tunizian.




Grupi kriminal I shpërndarë në Itali, Shqipëri, Gjermani e Zvicër kishte nën kontroll tregun e shitjes së drogës në territorin e provincës së Bolzanos.

“Operacioni mori emrin “Besa 2018’ pasi në mars të 2018 u arrestuan 12 trafikantë, 8 shqiptarë e 2 tunizianë , 1 italianë e 1 zviceran kurse u zbulua se të dyshuarit kishin lidhje me njëri tjetrin sipas një kodi zakonor që në Shqipëri quhet besa”, shkruhet më tej në mediat e vendit fqinj.

Droga kryesisht e tipit marijuanë, hashash e kokainë trafikohej nga Shqipëria e kalonte për në Gjermani , në Zvicër e më pas në Itali. Gjatë operacionit u sekuestruan edhe 20 mijë euro.

Italia8 dr Italia6 Italia4-1
<
>


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.