Kronikë

Farmacia e bashkëshortes së Ylli Bakës ra pre e maskave, reagon policia: U vodhën 2.5 milionë lekë medikamente

22:34 - 06.03.20 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Farmacia e bashkëshortes së këngëtarit Ylli Baka ra pre e maskave vetëm pak ditë më parë. Pas publikimit të lajmit në fjalë ka ardhur dhe një reagim nga policia.




Sipas njoftimit të uniformave blu, në farmaci u vodhën medikamente me vlerë 2.5 milionë lekë.

Njoftimi i plotë:

Elbasan

Në përgjigje të interesit te disa mediave, lidhur me lajmin për  vjedhjen e një farmacie, informojmë se:

Në datë 26.02.2020, në fshatin Papër, Elbasan, gjatë natës është vjedhur një  farmaci ku janë marrë medikamente me vlerë rreth 2.5 milion lekë.

Me marrjen e njoftimit, shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendngjarje.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë ka kryer të gjitha veprimet dhe materialet i kanë kaluar Prokurorisë për ndjekje të mëtejshme.

Vijon intensivisht puna për  zbardhjen e ngjarjes dhe vënien para drejtësisë të autorëve.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.